Gjyshërit influencer, yje në Instagram falë lavanderisë së tyre
500,000 follower në vetëm 4 javë, aq shumë njerëz kanë pushtuar këta dy yje mbi 80-vjeçarë nga Tajvani
E pamundur të mos buzëqeshësh teksa shikon fotografitë e gjyshërve: Hsu Sho-Er dhe Wan-Ji janë bërë modelë, duke improvizuar papritmas me veshje të harruara prej klientëve të biznesit të tyre, duke bërë me këtë rast një pasarelë unike.
Pronarët e lavanderisë, të shtyrë nga kreativiteti i nipit të tyre Reef, filluan – sa për argëtim dhe jo pa hezituar – të hynin në botën e rrjeteve sociale, dhe suksesi ishte i bujshëm; Instagrami u dhuroi atyre një jetë të dytë, duke i bërë super-gjyshërit të ndjehen përsëri të rinj.
Dhe, e kuptueshme, që konsensusi shkoi përtej like në rrjetet sociale: bashkëshortët mirëpresin miq dhe klientë të rinj çdo ditë, që zbaviten nga vitaliteti i tyre; me pak fjalë, gjetja e nipit gjithashtu doli të ishte një lëvizje e rëndësishme marketingu.
Reef ka treguar se ka dashur t’i shpërblente gjyshërit e tij për dashurinë e marrë prej kaq shumë viteve së bashku.
Emergjenca COVID-19 i kishte vënë nën provë të rëndë buzëqeshjet dhe financat e tyre, prej aty rrodhi edhe ideja për t’i shndërruar ata në influencer, sot – falë tij – të ndjekur në të gjithë botën.
Dhe ja, të bukur, rrezatues, me sneakers, me berreta alla franceze dhe veshje plazhi; me ngjyra gjithnjë të ndritshme dhe poza të paharrueshme, me portretin e pashmangshme të lavatriçes së tyre të dashur në sfond.