- SPONSOR -






- SPONSOR -

Gola, mjerim dhe vetmi. Yazalde: Historia e të vetmit argjentinas, përveç Mesit, që ka fituar Këpucën e Artë

Është një emër që shumë pak njerëzve u thonë diçka… kështu që, më mirë t’ia nisim me numrat! 435 ndeshje zyrtare në karrierë dhe 275 gola. Këpuca e artë më 1974 me 46 gola në 30 ndeshje. (I vetmi argjentinas përveç Leo Messit që e ka fituar këtë trofe).

Këto janë vetëm disa nga shifrat e një prej sulmuesve më të mëdhenj argjentinas të të gjitha kohërave, i cili nuk pati famën ndërkombëtare që me siguri e meritonte esencialisht për dy arsye; së pari, sepse nuk luajti kurrë në Evropë në skuadra të nivelit të lartë dhe së dyti sepse në vitet e tij më të mira (midis 1967 dhe 1975) kombëtarja e Argjentinës ishte krejt tjetër nga e parezistueshme ndërkombëtarisht.

Yazalde lindi më 29 maj 1946 në një zonë shumë të njohur të Buenos Aires, sepse është vendlindja e të madhit Diego Maradona, ajo e Villa Fiorito.

Vitet e fëmijërisë “Chirola” (ky është pseudonimi i tij, i lidhur me një fëmijëri shumë të varfër) nuk janë aspak të lehta. Familja e Hektorit jeton praktikisht në varfëri, nuk kanë para as për librat e shkollës dhe shpejt duhet të lërë shkollën për të filluar, që në fëmijëri, të punojë.

Fillimisht shet gazeta në rrugë, më pas punon në një dyqan fruta-perimesh dhe më pas bëhet shitës akulloresh. Por pasioni i tij i madh është futbolli, është një hincha i apasionuar i Boca-s, në të cilën admiron bëmat e të ndryshmëve Rattin (kapiten i Argjentinës më 1966 në Botërorin anglez) të Roma dhe Valentim.

Provon me ekipe të ndryshme, por pa sukses. Kthesa vjen thuajse rastësisht, siç ndodh shpesh në jetën e më të mëdhenjve: një ditë shoqëron një mik në një seancë stërvitore të një ekipi të vogël lagjeje, “Pirana”.

E sheh mikun duke luajtur, pyet nëse dikush ka ndonjë palë këpucë dhe pantallona të shkurtra për t’i dhënë hua… i gjen dhe në fund të seancës stërvitore i kërkohet menjëherë të firmosë kontratë!

Skuadra luan praktikisht në divizionin e 4-t argjentinas por golat e panumërt ​​të shënuar nga “Chirola” shumë shpejt tërheqin vëmendjen e disa “specialistëve”. Më largpamësi nga të gjithë është “një farë” Julio Grondona, (president i Federatës Argjentinase për mbi 40 vjet) që ia këshillon fuqishëm sulmuesin Presidentit të Independiente, Carlos Radrizzani. Do të mjaftojë një ndeshje e vetme gjatë një turneu lokal që vendimi i Radrizzanit të jetë i menjëhershëm: Yazalde bëhet kështu lojtar i “Rojos”.

Kur mbërrin në Klub dhe e shohin me rroba të zakonshme, thuajse frikësohen; Hektori është 180 cm i gjatë, por peshon pak më shumë se 60 kg. “Kur fry erë, rrëzohet” është komenti i atyre që e shohin në aksion aso kohe.

E nis nga skuadra rezervë por është shumë i fortë për të qëndruar gjatë atje e në fakt, më 1967 Hector është titullar i padiskutueshëm i formacionit të të Kuqve të Avellaneda, të cilët më 1967 fitojnë titullin kombëtar. Golin e tij të parë zyrtar e shënon në ndeshjen e tretë të kampionatit kundër Platense.

Yazalde është 21 vjeç, tashmë luan me të rinjtë e kombëtares argjentinase, vazhdon të shënojë me vazhdimësi e me lehtësi të madhe, rifiton kampionatin argjentinas sezonin pasardhës (dhe me paratë e fituara blen një apartament në qendër të Buenos Airesit që ia dhuron prindërve dhe 7 vëllezërve).

Mbërrin kështu, më 1969. ndeshja e parë në kombëtaren e Argjentinës. Do të jenë vetëm 10 gjithsej me fanellën bardhekaltër, me vetëm 2 gola, të dy në Botërorin e Gjermanisë më 1974. Por me golat, e shumtë dhe shpesh të realizuar bukur, mbërrijnë sirenat e klubeve të mëdha.

Hector është një lojtar inteligjent, që di të lëvizë mes linjave dhe duke u nisur nga pozicioni i qendërsulmuesit klasik, di të variojë në të gjithë frontin e sulmit, duke arritur shpeshherë të çlirojë goditjen e tij vdekjeprurëse. Kur ai vendos të largohet nga Independiente, pas 72 golave ​​në 110 ndeshje, shumë klube trokasin në derën e Rossi-ve të Avellaneda-s; Santos dhe Palmeiras (ndoshta dy skuadrat braziliane më të forta të periudhës, në bardhezinjtë e Sao Paulos me numrin 10 që luajti njëfarë Pele) Valencia në Spanjë, Lioni në Francë, Nacional de Montevideo dhe klubi i dashur nga Yazalde që nga fëmijëria, Boca Juniors.

Por në fund vendoset për Sporting Lisbonën, një emër i rëndësishëm në një periudhë ku futbolli portugez ishte ende në një nivel shumë të lartë. Ndikimi me bardhejeshilët luzitanë është i jashtëzakonshëm që në fillim, pikërisht në sezonin 1973-1974 Yazalde tregon plotësisht vlerën e tij të pabesueshme: shënon 46 gola në 30 ndeshje dhe për të është triumfi në “Këpucën Artë”, që shpërblen golashënuesin më të mirë të kampionateve evropiane.

Rekord për kohën, dhe, siç thamë, është argjentinasi i parë që fiton këtë çmim shumë të rëndësishëm. Në fund të atij sezoni e pret botërori në Gjermani dhe Yazalde është sulmuesi i padiskutueshëm i kombëtares argjentinase. Përkrah tij në sulm, luan një Mario Kempes shumë i ri. Mirëpo Hector, mbërrin në këtë kompeticion me disa probleme fizike (në radhë të parë një në kyçin e këmbës kapriçioze) dhe edhe pse luan një kampionat të mirë botëror, nuk i përmbush plotësisht pritshmëritë. Luan edhe një sezon tjetër me Sportingun, duke i dhënë fund karrierës së tij portugeze me një rezultat mbresëlënës; 104 ndeshje, 104 gola!

Për të mbërrijnë francezët e Olympique Marseille, dhe në vitin 1975 u zhvendos në jug të Francës, i ndjekur nga gruaja e tij bukuroshe, aktorja dhe modelja Carmen de Deus, ylli absolut i televizionit portugez.

Pas eksperiencës franceze në Olympique Marseille, Yazalde do të rikthehet në vendlindje, në radhët e Newell’s Old Boys ku do të luajë katër sezone në nivele të shkëlqyera, duke konfirmuar aftësitë e tij të mëdha shënuese. Fatkeqësisht, pas futbollit, “Chirola” humbet, siç u ka ndodh fatkeqësisht shumëve, koordinatat dhe aftësinë për t’iu rikthyer një jete normale jashtë një “cancha”.

Alkooli bëhet një shoqërues gjithnjë e më i pranishëm dhe përreth tij ka fatkeqësisht njerëz që përfitojnë nga naiviteti i tij. E bindin të hyjë në biznes ku në fund ai që humbet është gjithmonë ai.

Do të largohet nga jeta në moshën 51-vjeçare për shkak të një hemorragjie në mëlçi të shkaktuar nga cirroza.

Një njeri i vlerave dhe i mirësisë, një sulmues me cilësi të mëdha që ka lënë një kujtim të bukur në çdo skuadër ku ka luajtur… brenda dhe jashtë fushës së lojës.

ANEKDOTA DHE KURIZITETE

Miku i madh i fëmijërisë së Yazalde është Horacio Aguirre, i cili do të bëhet një nga kompozitorët dhe kitaristët më të famshëm në Argjentinë. Është ai që i jep hua “Chirolës” librat e shkollës, dhe është ai që shkon të luajë lojën në të cilën hyn Yazalde, me këpucë dhe pantallona të shkurtra të gjetura aty për aty, duke magjepsur drejtuesit e Club Pirana.

Siç ju treguam, në fund të asaj ndeshjeje Yazalde i propozohet menjëherë një kontratë dhe me në momentin e nënshkrimit merr 2000 pesos në dorë… ekuivalenti i një muaji kur shitste banane dhe mollë në dyqanin e frutave ku punonte aso kohe! Me “Diablos Rojos” të Independientes fitoi kampionatin në sezonin e tij të parë duke u diplomuar si golashënuesi më i mirë në Primera Divisionin argjentinas.

Më 1970 zgjidhet “Futbollisti më i mirë argjentinas i vitit”. Sezoni i tij i parë në Sporting ishte padyshim i vështirë dhe i ndërlikuar. Lideri i njohur i skuadrës ishte mesfushori Fernando Peres da Silva, një lloj “duke” në dhomat e zhveshjes.

E kuptoi menjëherë se një futbollist i nivelit të Yazalde do t’ia ulte rëndësinë brenda skuadrës dhe bëri gjithçka që mundi për të shkatërruar ardhjen e Yazalde në skuadër. Jo vetëm që shpesh dhe me dëshirë nuk ia jipte topin Yazalde, por u rrah sistematikisht në stërvitje nga njerëzit e Peres.

Madje edhe në jetën shoqërore të klubit, Yazalde fillimisht u përzu.

Dhe gjithçka nën sytë e trajnerit të pazotë Fernando Vaz, i paaftë për ta menaxhuar këtë situatë dhe për ta mbrojtur Yazalde. Edhe pse në Sporting erdhi në shkurt 1971, pikërisht për shkak të këtyre rrethanave, Yazalde e bëri debutimin zyrtar me Sportingun vetëm në fillim të sezonit pasardhës, kundër Boavista. Sporting fiton 4 me 1 dhe një dygolësh të Yazalde.

Me largimin e Peres, i përzënë me shkelma nga drejtuesit e klubit dhe me ardhjen e trajnerit të ri Màrio Lino, Yazalde rikthehet në sulmuesin fenomenal që ishte në Argjentinë. Do ta mbyllë eksperiencën e tij në Sporting me një mesatare golash të pabesueshme: 1 gol në çdo ndeshje të luajtur, ose 104 gola në 104 ndeshje të ligës.

Si shpërblim për fitoren e këtij trofeu, fituesit i takoi një TOYOTA fringo e re. Yazalde nuk mendon për asnjë sekondë: e shet Toyota dhe ndan të ardhurat me të gjithë shokët e skuadrës. “Pa ata nuk do t’i kisha shënuar kurrë gjithë ato gola për të cilët është më e pakta që mund të bëj”, do të thotë “Chirola” për të shpjeguar gjestin e tij.

Për cilësitë njerëzore të Hector Yazalde ka vërtet anekdota të panumërta.

Në të njëjtën ditë që drejtori sportiv i Sporting Lisbonës Abrãao Sorin mbylli marrëveshjen me Independiente për blerjen e Yazalde, me çekun e parë të arkëtuar, “Chirola” urdhëroi ndërtimin e një shtëpie të re për prindërit e tij në Buenos Aires.

Edhe përgjatë qëndrimit në Portugali, pavarësisht pagës shumë të mirë, Yazalde jetoi në një mënyrë absolutisht të thjeshtë. Pjesën më të madhe e pagës ia dërgonte rregullisht familjes në Argjentinë.

“Nuk më ka pëlqyer kurrë të shes mend. Kam gjithçka që më nevojitet për të qenë mirë dhe në shtëpinë time kanë nevojë më shumë se unë për para”, do të deklaronte Yazalde në më shumë se një rast. Janë shumë ata që kujtojnë se si Yazalde, të cilit i pëlqente të shëtiste nëpër Lisbonë, argëtohej duke luajtur futboll me fëmijët në rrugë dhe u pa disa herë në fund të atyre ndeshjeve të zjarrta i ulur në ndonjë bar duke ofruar sanduiçe, pije dhe akullore për tufat e adoleshentëve.

Më 1974, në fund të Kupës së Botës në Gjermani, që luajti me kombëtaren e tij, iu shfaq mundësia e jetës: trajneri i ri i Real Madridit, jugosllavi Miljan Miljaniç, e donte me çdo kusht. Oferta e Real Madridit është princërore: për të dhe për klubin.

Por presidenti i ri i Sportingut, Joao Rocha, nuk ka dëshirë të heqë dorë nga lojtari i tij më i mirë, por edhe për të shmangur një kryengritje më se të mundshme të tifozëve.

Problemi është se nuk ka para as për t’iu afruar shumës që i ofrohet Yazalde nga Real Madridi.

Në moshën 28-vjeçare, ndoshta ishte shansi i fundit për “Chirola” për të luajtur për një klub të madh dhe për t’u sistemuar ekonomikisht për pjesën e mbetur të ditëve të tij. “President, ju më jepni maksimumin që mund të më jepni. Dhe unë do të nënshkruaj një kontratë të re për Sportingun”. Shifra nuk do të jetë as sa gjysma e asaj që ofrojnë “Merengues”, por Yazalde do të firmosë me Sportingun edhe për dy sezone të tjera… edhe pse në fund të sezonit të parë do të shitet francezët e Olympique Marseille. Guximi dhe ndershmëria siç thamë ishin dy karakteristika të veçanta të këtij djaloshi të lindur në Villa Fiorito, në një nga lagjet më të varfra të Buenos Aires.

Sporting duhet të luajë ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës së Kupave kundër anglezëve të Sunderlandit. Ndeshjen e parë, në Roker Park, bardhekuqtë fituan për dy gola me një me golin e Sportingut të shënuar nga Yazalde pesë minuta nga përfundimi.

Në kthimin në “Josè Alvalade” prania e Hector Yazalde është në dyshime të forta për shkak të problemeve me kyçin e këmbës. Trajneri Màrio Lino e di se për të pasur ndonjë shpresë për të kaluar raundin, nuk mund ta linte jashtë sulmuesin e tij të madh. “Hektor le të bëjmë kështu. Nise ndeshjen dhe nëse kalojmë në avantazh, do të të heq menjëherë nga fusha për të mos rrezikuar më tej”.

Yazalde pranon. Kalojnë 26 minuta dhe një gol i Yazalde kalon Sportingun në avantazh.

Màrio Lino, i cili është një njeri që e mban fjalën, ngre në nxemje një nga stoli dhe përgatitet të zëvendësojë Yazalde. “Mister, nuk jam edhe aq keq. Ia arrij deri në fund të pjesës së parë, pastaj më hiq”, i thotë “Chirola” trajnerit të tij. Kur hyjnë në dhomat e zhveshjes, Lino përgatitet për zëvendësimin. “Mister, rezultati është ende në pikëpyetje. Po përpiqem të qëndroj edhe pak në fushë, ndoshta mund të shënojmë edhe një gol”, ngre dozën Yazalde. Në të 65-tën minutë është anësori Samuel Fraguito ai që shënon golin e dytë dhe vendimtar. Në atë moment, por vetëm atëherë, Yazalde pranon të zëvendësohet Nuk do ta luajë ndeshjen e radhës ndaj Portos për shkak të dëmtimit, e vetmja ku do të mungojë në të gjithë kampionatin.

Pas eksperiencës franceze në Olympique Marseille, Yazalde do të rikthehet në vendlindje, në radhët e Newell’s Old Boys ku do të luajë katër sezone në nivele të shkëlqyera, duke konfirmuar aftësitë e tij të mëdha shënuese. Fatkeqësisht, pas futbollit, “Chirola” humbet, siç i ndodh fatkeqësisht shumëve, koordinatat dhe aftësinë për t’iu rikthyer një jete normale jashtë një “cancha”.

Alkooli bëhet një shoqërues gjithnjë e më i pranishëm dhe rreth tij fatkeqësisht ka njerëz që përfitojnë nga naiviteti i tij. E bindin të hyjë në biznes ku në fund ai që humbet është gjithmonë ai.

Do të largohet nga jeta në moshën 51-vjeçare për shkak të një hemorragjie në mëlçi të shkaktuar nga cirroza. Një njeri i vlerave dhe i mirësisë, një sulmues me cilësi të mëdha që ka lënë një kujtim të bukur në çdo skuadër ku ka luajtur… brenda dhe jashtë fushës së lojës.

Ju mund të pëlqeni edhe