- SPONSOR -






- SPONSOR -

Google: Edhe 7 miliardë të tjerë investime në SHBA | Synohen 10,000 vende të reja pune

Njoftimi i CEO-s, Sundar Pichai. Vendet e reja të punës do të krijohen në Atlanta, Washington, Chicago dhe New York

Google ka njoftuar investime prej mbi 7 miliardë dollarësh në Shtetet e Bashkuara më 2021, duke synuar krijimin e 10,000 vendeve të reja të punës. “Planifikojmë të investojmë më shumë se 7 miliardë dollarë në zyra dhe data center në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe të krijojmë 10,000 punë të përhershme këtë vit,” tha CEO Sundar Pichai në një deklaratë.

Vendet e reja të punës do të krijohen në Atlanta, Uashington, Çikago dhe Nju Jork, ka preçizuar Sundar Pichai. Ndërsa zgjerimi i data center-ave të Google janë planifikuar edhe në Nebraska, Carolina e Jugut, Virginia, Nevada dhe Texas. Falë kryesisht rekordeve të reklamave online gjatë lockdown-it global dhe pushimeve të Krishtlindjeve, Alphabet, kompania mëmë e Google, i ka tejkaluar shumë pritshmëritë duke regjistruar të ardhura prej 15.2 miliardë në tremujorin e fundit të 2020, më shumë se 50% krahasuar me një vit më parë.

Por njoftimi i gjigandit të teknologjisë vjen teksa kompania përballet me disa procese gjyqësore në SHBA për praktika antikonkurrencë, të nisura në fund të 2020. Në veçanti, tetorin e kaluar Departamenti i Drejtësisë së SHBA dhe një duzinë shtetesh kanë ngritur një proces gjyqësor civil kundër Google. Grupi akuzohet për “monopol të paligjshëm” në kërkimin dhe reklamimat online. Sipas prokurorëve, kompania nga Mountain View iu ndalon konkurrentëve të mundshëm që të fitojnë një pjesë të këtyre tregjeve duke u siguruar, për shembull, që të jetë motori i parazgjedhur i kërkimit.

Ju mund të pëlqeni edhe