Günther ANDERS – Braktisja e njeriut

“Për ta shuar më përpara çdo revoltë, nuk duhet vepruar në mënyrë të dhunshme. Metodat e llojit të atyre të Hitlerit janë tejkaluar. Mjafton të krijojmë një kushtëzim kolektiv shumë të fuqishëm në mënyrë që vetëm ideja  e revoltës nuk do t`u shkojë kurrë në mendje njerëzve.

Idealja do të ishte të formatoheshin individët qysh në lindje duke u kufizuar aftësitë biologjike të lindura. Në vazhdim, do të ndiqnim kushtëzimin duke u thjeshtuar në mënyrë drastike edukimin, për ta çuar te një formë ngjitjeje profesionale. Një individ i pamësuar ka vetëm horizont mendimi të kufizuar e sa më shumë i  kufizuar të jetë të menduarit e tij  me preokupime mediokre, aq më pak mund të revoltohet. Duhet të përpiqemi në atë mënyrë që takimi me dijen të bëhet përherë e më shumë i vështirë e elitist. Që hendeku të thellohet mes popullit dhe shkencës, që informacioni i paracaktuar për publikun e gjerë të anestezohet nga çdo përmbajtje me karakter përmbysës.

Sidomos jo filozofi. Aty përsëri, duhet përdorur bindja dhe jo dhuna e drejtpërdrejtë : do të shpërndajmë në masë, ndërmjet televizionit, dëfrime që miklojnë anën emocionale apo instiktive. Do t`u zëmë mendjen me çka është e kotë dhe lojë. Është e mirë, në dërdëllitje dhe një muzikë e pandërprerë, për të penguar mendjen të mendojë. Do të vendosim seksualitetin në rangun e parë të interesave humane. Si qetësues social, nuk ka gjë më të mirë.

Në përgjithësi, do të përpiqemi të syrgjynosim seriozen e ekzistencës, për ta kthyer në përbuzje gjithçka ka vlerë të ngritur, për ta mbajtur apologjinë e përhershme të lehtësisë; në mënyrë që euforia e publicitetit të bëhet standart i lumturisë dhe modeli i lirisë. Kushtëzimi do të prodhojë kështu një lloj integrimi, që e vetmja frikë – që do të duhet ruajtur – do të jetë të mos përjashtohesh nga sistemi e pra të mos mundësh më të arrish kushtet e nevojshme të lumturisë.

Njeriu i masës, i prodhuar kështu, duhet të trajtohet ashtu siç është: një viç, dhe duhet të mbikqyret siç duhet të jetë një tufë bagëtish. Gjithçka që lejon përgjumjen e vetëdijes së tij është e mirë socialisht, çka do të kërcënonte ta zgjojë duhet të vihet në lojë, të mbytet, të luftohet. Çdo doktrinë që kundërshton sistemin duhet si fillim të tregohet si prishje e rendit dhe terroriste dhe ata që e mbështesin duhet të trajtohen si të tillë. »

1956

Günther Anders (1902-1992)

filozof eseitst dhe gazetar gjermano-austriak me origjinë hebre. Ai u mor me antropologjinë e njeriut në kohën e re të teknologjisë si edhe me mënyrat se si elitat teknologjike po ndërtojnë premisat për të kultivue nji njeri që vetëm bindet dhe nuk kundërshton ma asgja.

Përktheu: Anila Xhekaliu, Revista Letrare G&G


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.