GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Harry dhe karantina në Los Angeles “duke u rrokullisur në dysheme me Archie”

Laura DANI – Princi, duke folur në një videokonferencë me disa anëtarë organizatës bamirëse WellChild, tha se po përfiton nga lockdown në Kaliforni për të luajtur “për orë të tëra” me të birin njëmbëdhjetë muajsh: “Pothuajse ndjehem fajtor. Por janë momente për t’u kujtuar”

Princi Harry shijon karantinën në Los Angeles “duke u rrokullisur me Archie në dysheme”. Këtë e rrëfen vetë ai në një bisede në Zoom, me disa anëtarë të WellChild, një organizatë bamirëse britanike që merret me fëmijë të sëmurë. Harry e ka pranuar se kalon orë të tëra duke luajtur me të birin e tij njëmbëdhjetë muajsh, aq sa të ndjehej “gati fajtor”. Por më pas ai theksoi: “Këto janë momente për t’u jetuar dhe kujtuar”.

Në tridhjetë minutat e bisedës virtuale princi, që u shfaq në një version rastësor me një bluzë të kaltër e pa xhaketë veshur, tha se është “e rëndësishme të përqëndrohemi në gjërat pozitive gjatë krizës së koronavirusit”: “Duhet t’i shijojmë këto momente të kaluara në familje. Sepse mbase një orë më vonë, ose të nesërmen, mund të gjendemi përballë diçkaje të cilës që mund jetë e pamundur t’i largohesh”. Më pas ai vlerësoi anëtarët e WellChild për guximin e tyre: “Jeni super-prindër. Nuk mundem as ta imagjinoj se sa e vështirë është për ju”.

Pavarësisht lamtumirës me familjen mbretërore dhe kalimin së pari në Kanada e më pas në Kaliforni me Meghan dhe Archie të vogël, Harry nuk e ka harruar bamirësinë përkrahës i së cilës ai ka qenë për më shumë se dhjetë vjet. As nuk e ka harruar Feeding Britain, një tjetër organizatë bamirëse që ndihmon fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar gjatë pandemisë. Princi dhe gruaja e tij sapo kanë kërkuar nga BBC që të përdorin një pjesë të honorareve të fituara nga transmetimi i martesës së tyre mbretërore në maj 2018 pikërisht për Feeding Britain. Bëhet fjalë për 90 mijë paund me të cilët fëmijët më në nevojë do të ushqehen dhe do të mund t’i përdorin për nevoja të tjera themelore.

You might also like