GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Harry dhe Meghan: jetë e re, miq të vjetër (në Hollywood)

Sipas Mirror, ish-aktorja amerikane – gjatë kohës së saj në oborr – i ka mbajtur të fshehta marrëdhëniet me disa personazhe të rëndësishëm në Los Angeles: avokatë, menaxherë dhe agjentë. Tani, bashkë me të shoqin, i ka kontaktuar për të gjetur rrugën për të gjetur rrugën drejt pavarësisë ekonomike

Më thuaj me kë shkon dhe do të të them se kush je. Harry i Anglisë dhe Meghan Markle po përfundojnë transferimin e tyre në Kanada, një veprim ky që nënkupton një revolucion jete. Si në nivel profesional, duke pasur parasysh që Sussex-ët janë tërhequr nga qenia si “anëtarë aktivë” të familjes mbretërore, si në çështjen e miqësive. Gjatë qëndrimit në Amerikën e Veriut, cilët njerëz frekuentojnë princin dhe ish-aktoren? Me kë do të dalin për darkë?

“Një grup elitar nga Hollivudi me të cilin Meghan ka ruajtur fshehurazi marrëdhëniet”, është përgjigjja e dhënë nga Mirror. Sipas kësaj Dukesha – gjatë periudhës së saj në oborr – ka vazhduar të mbajë lidhje me disa figura të shquara në Los Angeles, qyteti ku lindi, u rrit dhe hodhi hapat e saj të parë në spektakël. Agjentët, menaxherët, avokatët: më shumë sesa miq, janë figura që mund ta ndihmojnë çiftin sot.

“Harry dhe Meghan i kanë filluar bisedimet tashmë me disa prej këtyre njerëzve”, shkruan Mirror, “në shpresën për të marrë këshilla të rëndësishme për mbylljen e marrëveshjeve multimilionere”. Media madje nxjerr edhe disa emra: agjenti Nick Collins i Gersh Agency (që mes klientëve të tij mund të mburret me Tobey Maguire dhe Jamie Foxx), Andrew Meyer, business manageri aktual i Meghanit në Beverly Hills, dhe juristi Rick Genow, avokat i njohur në Hollivudit.

Ndër të tjera, të tre profesionistët kanë qenë llogaritur prej kohësh pranë Meghanit, që shtatorin e kaluar: “Dukesha po mendon të heqë axhendën e saj nga duart e stafit të oborrit dhe të ndihmohet nga një pool njerëzish të besuar”, thekson DailyMail. Ide që pa dyshim nuk tërhiqte konsensuse dhe buzëqeshje brenda royal family: atëkohë neëset e gossipeve ishin që ish-aktorja po “negocionte botimin e një libri për fëmijë”.

Tani nevojat janë të ndryshme, përparësia e Sussex-ëve është e qartë: të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur pavarësia ekonomike.

Materiali është përgatitur nga stafi i GT

You might also like