GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Harry dhe Meghan kundër mbretëreshës: “Tani, falje për kolonializmin”

Harry dhe Meghan inkurajojnë Britaninë e Madhe të bëjnë llogaritë me të kaluarën e saj koloniale, një gjest që i ka çmeritur nënshtetasit e Madhërisë së Tij dhe oborrin anglez

Harry dhe Meghan dëshironin një jetë të lirë dhe të pavarur nga detyrat e oborrit dhe iu plotësua dëshira. Përkundër polemikave pafund, përplasjeve familjare dhe grindjeve të dyshuara që kanë ndarë në fraksione Windsorët, dukët e Sussexit ia dolën. Megjithatë, askush, nuk do ta imagjinonte kurrë që ky kërkim lirie do të shndërrohej në një kthim të plotë të kurrizit, madje më shumë, diçka mjaft afër tradhtisë. Siç raportohet nga CNN, Harry dhe Meghan kan mbajtur një fjalim gjatë sesionit të Queen’s Commonwealth Trust që u mbajt të mërkurën e 1 korrikut.

Gjatë ndërhyrjes së tij, Princi Harry ka thënë fjalë me një peshë politike mëse të goditur. Duka, në fkt, ka deklaruar që Britania duhet të “bënte llogaritë” me të kaluarën e saj koloniale.

Edhe vetëm ky koncept mund të kishte bërë të hidhej pupthi Mbretëreshën Elizabet. Megjithatë, Harry, nuk u ndal këtu, duke theksuar se Vendi i tij i lindjes duhet ta kishte për detyrë të njihte “gabimet” e kryera kundër kombeve që sot përbëjnë Commonwealth-in. Nëse fjalët do të ishin plumba, Harry dhe Meghan do të kishin eliminuar tashmë tërë oborrin dhe, ndoshta, një pjesë të mirë të qytetarëve britanikë. Duka i Sussexit ka vijuar me ngulm të theksonte se populli anglez duhet të “njohë të kaluarën”, edhe nëse bëhet fjalë për një përballje të dhimbshme, të cilën ata do të preferonin ta injoronin. Harry shtoi, “Duke parë Komonuelthin nuk ka mënyrë tjetër për të ecur përpara nëse nuk njohim të kaluarën. Kaq shumë njerëz kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të njohur të kaluarën dhe në përpjekjen për t’i korrigjuar ato gabime, por unë mendoj se ne të gjithë e pranojmë se ka ende shumë për të bërë “.

Commonwealth përbëhet nga 54 kombe dhe pothuajse të gjithë kanë qenë pjesë e ish-perandorisë Britanike. Është një faqe e Historisë akoma edhe sot shumë e diskutuar (mendojmë vetëm për rastin e sundimit dhe ndarjes së Indisë). Ekziston një bibliografi e pa fund për këtë temë, por mbetet një temë e mprehtë, sepse nga kjo perandori kanë lindur shumë kombe moderne, por edhe disa probleme serioze politike dhe ushtarake që duken të pazgjidhshme edhe sot e kësaj dite. Çështje diplomatike të ndërlikuara që zvarriten prej dekadash dhe mbi të cilat ekspertët ende kanë diskutime të nxehta. Harry dhe Meghan prekën një pikë të dhimbshme dhe kontroverse të historisë angleze, diçka që edhe vetë Mbretëresha Elizabet e shmang në fjalimet publike. Sussexët i dhanë vetes një liri të pakonceptueshme deri para disa muajsh, kur ata ende jetonin në Londër Lartmadhëri.

Askush s’do ta mendonte kurrë që dukët do të shkonin deri në këtë pikë, veçanërisht Harry, i cili gjithashtu tha: “Do të ndihemi pak të sikletosur, sepse vetëm duke pranuar atë siklet do të mund ta kapërcejmë dhe të gjejmë të gjitha mënyrat për të përfituar nga gjithë sa ka ndodhur. Barazia… na vendos të gjithëve në të njëjtin nivel, që është një e drejtë themelore e njeriut”. Mund të duket e çuditshme që një fjalim i tillë vjen pikërisht nga Princ Harry, i rritur në të njëjtin oborr angleze që ka sunduar perandorinë antike. Në lidhje me këtë, duka pranoi: “Nuk mund ta mohojmë ose injorojmë faktin që të gjithë jemi edukuar ta shohim botën në mënyra të ndryshme. Sidoqoftë, pasi të filloni të kuptoni se ekziston një paragjykim, atëherë duhet të keni parasysh atë, të punoni për t’u bërë më të vetëdijshëm… në këtë mënyrë mund të ndihmoni në rebelimin kundër diçkaje të gabuar, që nuk duhet të jetë e pranueshme në shoqërinë tonë sot”.

Në këtë fjali të fundit vërehet një referencë për lëvizjen Black Lives Matter dhe për protestat e javëve të fundit kundër racizmit. Edhe fjalimi i Meghan Markle kundër diskriminimit racor ishte shumë i fortë dhe i vendosur. Dukesha ftoi publikun të kuptojë fuqinë e urrejtjes, e cila gjithashtu mund të manifestohet në pranimin e heshtur. Ritheksojmë. Harry dhe Meghan kurrë nuk do të kishin mundur kurrë të shqiptonin as edhe gjysmën e fjalës së tyre nëse do të kishin mbetur nën krahun mbrojtës të Mbretëreshës Elizabet.

Mbase me këtë fjalim Harry ka dashur të mohojë familjen e origjinës, royal family në të cilën lindi dhe u rrit? Shumë njerëz fillojnë të mendojnë se kjo mundësi nuk është aq e pamundshme. Mund të flasim vërtet për një lloj hakmarrjeje ndaj Mbretëreshës Elizabet, për një rebelim kundër një stili jetese dhe një mendimi të imponuar? Nuk është e lehtë të kuptohet nëse ekziston kjo hakmarrje dhe kush është kufiri i saj, ku lihet vendi një ideje vërtetë lirie të Harry dhe Meghan.

You might also like