GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Harry e Meghan shkëpusin marrëdhëniet me katër tabloidë britanikë

Vazhdon beteja e dukëve të Sussex kundër shtypit skandalistik anglez. Pas denoncimeve të muajve të kaluar, tashmë ka mbërritur një letër me të cilën të dy këpusin urat me tabloidët që për mendimin e tyre “shkatërrojnë jetën e njerëzve” duke përhapur “mashtrime” vetëm “për para”

Harry dhe Meghan jetojnë që prej muajit mars në Los Angeles. Por beteja e tyre kundër shtypit skandalistik britanik vazhdon. Me një letër shumë të ashpër dhe të paprecedentë, Sussexët kanë prerë urat me katër media: The Sun, The Daily Mail, The Mirror dhe The Express. Duke sqaruar se ata janë në papajtueshmëri totale me sistemin e tyre të të bërit informacion. Një sistem që për mendimin e tyre ka “bërë copash” jetën e shumë njerëzve “pa asnjë arsye”, “vetëm për të rritur fitimet nëpërmjet thashethemeve”.

Prandaj, ata nuk do t’i përgjigjen në asnjë pyetjeje të këtyre gazetave, me të cilat ripremtojnë se do të kenë “zero marrëdhënie dhe zero kontakte”. Një politikë e cila, saktësojnë ata, nuk ka të bëjë “mediat e tjera”.

Letra dërguar katër gazetave (përmes avokatëve të Sussex) është vetëm etapa e fundit e betejës së Harry dhe Meghan kundër shtypit skandalistik britanik. Markle, gjatë muajve të fundit, kur ishte ende një royal, paditi Associated Newspapers, botuese e Mail on Sundau, versioni i së dielës së Daily Mail, për letrën private për At Thomas, e cila përfundoi në faqen e parë në fillim të vitit 2019. Princi, nga ana e tij, ka paditur The Sun dhe The Mirror sepse paskëshin përgjuar sekretarinë e tij telefonike.

Letra e re Harry dhe Meghan saktëson se vendimi i tyre për të prerë urat me katër tabloidët britanikë nuk ka asnjë lidhje me censurimin e lirisë së shtypit: “Mediat kanë çdo të drejtë të ketë mendimet e tyre për Dukët e Sussex, të mirë apo të këqia qofshin. Por nuk mund të bazohen në falsitete”.

Që në shtator 2019, gjatë turneut në Afrikën e Jugut me Meghan, Harry kishte sulmuar publikisht tabloidët britanikë me një deklaratë të ashpër me të cilën i akuzonte ato se kishin kryer një “fushatë të pamëshirshme” kundër gruas së tij, “duke e shpifur pothuajse çdo ditë përgjatë nëntë muajve të fundit”. Dhe i ishte referua mamasë së tij Diana, që vdiq në Paris në një aksident automobilistik në gusht 1997, ndërsa po përpiqej të shpëtonte nga paparacët, duke zbuluar frikën e tij më të madhe: “Historia mund të përsëritet”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni