GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Higjena: Mos ndoshta jemi pak si “shumë të pastër”?

SARA RIGBY*

Ka njerëz që zgjedhin të mos lahen me sapun, duke pretenduar se pastërtia dhe mënyra e jetesës moderne shkaktojnë alergji, dobësojnë sistemin imunitar dëmtojnë madje dhe mikrobiomën tonë. A është pra e gabuar të jesh i pastër?

Pse disa njerëz vendosin të mos lahen më? Mbi një mijë baktere jetojnë në lëkurën tonë, përveçviruseve dhe akarieve. Prit, mbajeni veten, ky nuk është shkak që tani të shkoni me vrap për t’u larë me xhelin antibakterial: shumica e këtyre mikroorganizmave që sapo folëm janë të padëmshëm, madje disa janë të dobishëm për ne. Ky ekosistem quhet “mikrobiomi i lëkurës” dhe ndihmon të mbrohemi nga sëmundjet: për shembull, bakteri Pseudomonas aeruginosa prodhon acidin pseudomonik, që na mbron nga infeksionet e stafilokokut dhe të streptokokut.

Por fakti më i dukshëm është se mikrobiomi i lëkurës rregullon aromën tonë. Djersë në vetvete nuk ka asnjë aromë: ajo që nuhatet në ajër në një metro e tejmbushur me njerëz i detyrohet baktereve që dekompozojnë djersën vetë. Atëherë, pse disa njerëz mbajnë erë të keqe? Kjo varet nga natyra e popullimit së mikroorganizmave në lëkurën e tyre: baktere të ndryshme dekompozojnë djersën në përbërës të ndryshëm, deri në atë pikë sa mikrobiologu Chris Callewaert, i ashtuquajturi “Doctor Armpit”, ka demonstruar se një transplantim i baktereve nga sqetullat e një personi që nuk mban erë të keqe në atë që mban erë të keqe eliminon erën e të dytit.

Shkurt, mikroorganizmat në lëkurën tonë ndonjëherë mund të bëjnë atë që sapuni dhe dushi i përditshëm nuk mund ta bëjnë: për këtë arsye disa njerëz arrijnë në vendimin për të mos u larë më – përveç pastrimit të pluhurit nga trupi dhe shpëlarjes së duarve – dhe lejojnë që bakteret bëjnë punën e tyre. Mendimi i tyre është se përdorimi i shpeshtë i produkteve pastruese dëmton mikrobiomën e lëkurës, e cila do të ishte më mirë të lihej e qetë. Ata që adoptojnë këtë mënyrë jetese pohojnë se, pas një faze të pashmangshme në të cilën buron një erë e keqe, sepse nuk është larë prej një jave, njeriu fillon të mos mbajë më erë.

Po çfarë mund të bëhet në vend të dushit?

Inxhinieri kimik David Whitlock nuk lahet prej pesëmbëdhjetë vjetësh: në vend të dushit, ai e trajton mikrobiomën e tij me bakteret që oksidojnë amoniakun (AOB). I frymëzuar nga kuajt që rrokullisen mbu pluhur, ai mblodhi mostra të AOB nga toka dhe i testoi mbi vetëveten, duke raportuar se ai nuk shpërndante më asnjë erë të keqe në ambjent. Si pasojë, ai themeloi AOBiome, një kompani që shet produkte higjenike të cilat përmbajnë AOB nën emrin “Mother Dirt” dhe pretendon se këto mund të sjellin harmoni dhe ekuilibër në mikrobiomën e lëkurës së të gjithë neve”.

Me pak fjalë, a mund të jesh “tepër i pastër”?

Që nga Revolucioni Industrial, shkalla e çrregullimeve alergjike si ethet e sanëzit dhe astma ka ardhur duke u rritur, dhe në 1989 epidemiologu David Strachan ka sugjeruar një motivacion të mundshëm: fëmijët kanë filluar të kontraktojnë më pak infeksione. Teoria e tij është se infeksionet në moshë të re ndihmojnë sistemin imunitar për t’u pajisur që të menaxhojë probleme të tilla si alergjia ndaj polenit: në përgjithësi, rritja e pastërtisë prandaj i ka privuar fëmijët nga ato infeksione që do t’i mbronin ata nga çrregullimet alergjike.

E njohur si “hipoteza higjienike”, ideja u përhap me shpejtësi. “Prej këtu lindi ideja e disa njerëzve që sot po teprohet me pastrimin”, shpjegon Sally Bloomfield, profesor nderi në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër. Me pak fjalë, besohet – gabimisht – që të rritesh nëpër shtëpitë tona tepër sterile favorizon alergjitë.

Por, në fakt, të thuash që sot jemi shumë të pastër është do të thotë të bëjmë një thjeshtësim të madh. “Mendoj se është një ide shumë e gabuar,” thotë Bloomfield. “Për të parandaluar alergjitë nuk duhet të ekspozohemi ndaj mikrobeve të dëmshme, por përkundrazi ndaj atyre të dobishme”. Dhe duhet thënë se, sado të pastër të jemi, ne nuk mund të jemi kurrë sterilë. Ajo që vlen nuk është numri i mikroorganizmave që kemi, por lloji i tyre.

Mikrobiomi i lëkurës sonë është i përbërë nga një numër i madh llojesh të ndryshme, por pa ato të dëmshme ne mund të rrojmë mjaft qetësisht. Tani, për shkak të ndryshimeve të ndryshme në stilin tonë të jetesës, kemi përfunduar në humbje të kontaktit me “miqtë tanë të vjetër”, mikroorganizmat, të cilat evoluuan paralelisht me ne dhe kanë qenë të pranishëm tek paraardhësit tanë gjahtarë-mbledhës: janë ata që ndihmojnë si në zhvillimin e sistemit tonë imunitar ashtu dhe në parandalimin prej tij të reagimit ndaj alergeneve. Nëse rihyjmë në kontakt me këto, ne mund të pastrojmë qetësishy mikroorganizmat patogjenë – shumica e të cilave kanë evoluar vetëm në dhjetë mijë vitet e fundit – pa dëmtuar në asnjë llloj mënyre veten tonë.

E çfatë duhet të bëjmë për t’u rikthyer në kontakt me “miqtë e vjetër”?

Nga një studim i publikuar këtë vit në Journal of Investigative Dermatology është zbuluar se mikrobioma e lëkurës së një fëmije është e lidhur ngushtë me atë të nënës, dhe se ka dallime të dukshme midis bebeve të lindura me një lindje normale dhe atyre që kanë lindur me cezarian. Prandaj ka të ngjarë që foshnjat të mbledhin mikroorganizmat e tyre gjatë lindjes, duke adoptuar “miqtë e vjetër” nga mikrobiomi vaginal i nënës.

“Higjiena e sotme nuk na mohon ekspozimin ndaj mikrobeve të dobishme”, thotë Bloomfield, “përkundrazi, janë ndryshimet në stilin e jetës tonë, siç është përhapja e lindjes çezariane dhe ushqimi me biberon në vend të atij me gji, një moment tjetër themelor ku fëmijët janë të ekspozuar ndaj mikroorganizmave të dobishëm për të cilët kanë nevojë”.

Është e qartë se në përgjithësi gratë që lindin kanë më shumë shqetësime sesa mikroorganizmat e lëkurës kur zgjedhin një lindje cezariane, ashtu siç është e vërtetë që jo të gjithë mund të zgjedhin lirshëm të ushqehen me gji. Për të kapërcyer këtë, disa prindër filluan të kërkojnë të ashtuquajturin “inseminacion vaginal”, i cili konsiston në mbulimin e një foshnje të porsalindur me sekrecione vaginale nga nëna menjëherë pas një lindjeje çezariane. Sidoqoftë, kjo nuk është një praktikë e këshillueshme, në të vërtetë një hulumtim shkencor i vitit 2018 e quajti atë “të pajustifikuar dhe potencialisht të rrezikshëm”.

Atëherë, çfarë mund të bëjmë për t’u siguruar që fëmijët tanë të zhvillojnë një sistem të mirë imunitar?

“Ka të bëjë me krijimin e një ekuilibri,” thotë Bloomfield. “Fëmijët duhet të inkurajohen që të lidhen me njëri-tjetrin, të ndoten, duhen ushqyer me gji nëse është e mundur, të sigurojnë një dietë të mirë dhe të shmangin antibiotikët sa të jetë e mundur.”

Shkurt, rrokullisja në baltë nuk përbën asnjë rrezik për fëmijët tanë (shumica e mikrobeve të pranishme në tokën janë të padëmshme), por kur të vijnë në shtëpi për ndonjë kafshatë të lehtë, është mirë t’i lajnë duart, për t’i mbrojtur nga sëmundjet.

“Ajo që ne po përpiqemi të mbrojmë është ideja e higjenës së synuar”, thotë Bloomfield. “I quajmë ” momente higjene”. Çështja është tek pasja e rrezikut atëherë kur rreziku është në fakt i pranishëm”. Si përfundim, nëse nuk doni ta mbuloni plotësisht trupin me sapun, prapë mund të mbroni shëndetin duke praktikuar higjenën e synuar.

SARA RIGBY është asistent pranë BBC Science Focus. Ajo ka një doktoratë në fizikën matematikore. – Përktheu: Edi DELIU – Materiali është përgatitur nga stafi i GT

You might also like