Hugh Grant, 60 vjeç me elegancë dhe hijeshi
Hugh Granti më i famshëm, që e njohin thuajse të gjithë, është ai i Notting Hill dhe Four Weddings and a Funeral.
Janë dy, sigurisht, por ngjajnë shumë: të dy janë personazhe shumë britanikë në vetvete, të sjellshëm dhe të ngathët, të pashëm dhe beqarë, të ëmbël dhe sarkastikë.
Por ka edhe të tjerë Hugh Grantë: njëri, më cinik dhe feminist, por gjithmonë komedik; një prej filmi dramatik – shumë më pak i njohur, por në disa raste mjaft i vlerësuar – është pastaj dhe ai jashtë kinemasë, shumë i rezervuar dhe kohët e fundit politikisht i angazhuar.
Pavarësisht këtyre, sot është një nga ato ditët që s’mund të injorohet, sepse Hugh Grant mbush 60 vjeç.
Emri i tij i plotë është Hugh John Mungo Grant dhe në kinema erdhi pasi lindi dhe u rrit në Londër nga një nënë që jepte frëngjisht dhe një baba që kishte një kompani qilimash dhe ishte i apasionuar pas golfit dhe akuarelëve.
Pasi studioi letërsi angleze në Oksford dhe pasi shqyrtoi idenë për të vazhduar me studimin e artit, Grant zgjodhi t’i përkushtohej aktrimit, me të cilin kishte filluar të familjarizohej që gjatë studimeve, duke u bërë pjesë e një grupi teatror.
Për ata që duan të thellohen në karrierën e tij kinematografike, filmi i parë i Grant për t’u rikuperuar është Maurice, i drejtuar nga James Ivory në 1987.
Është një Grant dramatik: sepse historia, e marrë nga një roman me të njëjtin emër, është ajo e një dashurie mes homoseksualësh në Anglinë e fillimviteve Nëntëqind.
Dhe është një Grant që u vlerësua, sepse falë këtij roli ai fitoi Kupën Volpi si aktori më i mirë në Festivalin e Filmit në Venecia.
Pas Maurice, Grant luajti në horrorin The Lair of the White Worm, në rolin e Fryderyk Chopin, më pas u rikthye të luante për Ivory në The Remains of the Day dhe ra në sy me trillerin erotik Bitter Moon Hënë, me regji të Roman Polanski. Në këtë film personazhi i tij është në qendër të një marrëdhënie të çuditshme midis një burri në një karrocë dhe një gruaje joshëse që të takuar gjatë pushimeve në det.
Por, Hugh Granti më i famshëm u pa vetëm në vitin 1994, me Four Weddings and a Funeral (Katër Dasma dhe një Funeral), që duhet të ishte një komedi romantike pa shumë pretendime por që u shndërrua në filmin britanik me fitimin më të lartë që kishin dalë deri në atë moment.
Sigurisht që nuk ishte vetëm meritë e Grantit, por ai dha një dorë të madhe, falë Charles-it të tij, që i heq dhe i vendos syzet gjatë gjithë kohës, arrin vonë nëpër dasma, është i ngathët dhe i turpshëm por di si t’i bëjë njerëzit të qeshin dhe di të përdorë buzëqeshje të mëdha.
Personazhi funksiononte dhe qëndroi pak i lidhur me Grant, i cili në një nga intervistat e tij të rralla thoshte: “Edhe pse i detyrohem atij filmi shumë nga suksesi im, ishte frustuese të duroja dy supozime që njerëzit filluan të bënin: e para se unë isha pikërisht ai personazh; tjetra se ai personazh ishte i vetmi që mund të bëja”.
Pas Four Weddings and a Funeral, Grant u përpoq pakëz për të rikrijuar një karrierë, por bëri më shumë kronikën e agjentit të tij: personazhi me të cilin njerëzit e bashkëshoqëronin ndryshoi rrënjësisht kur në 1995 – teksa ishte i fejuar me aktoren dhe modelin Liz Hurley – u arrestua afër Sunset Boulevard në Hollywood teksa po voziste me një prostitutë në makinën e tij.
Për pak kohë u duk se karriera e tij mund të rrezikohej, por në 2000 u rikthye të ishte një beqar, i ngathët, shumë anglez, i qeshur dhe shumë romantik me Notting Hill: një tjetër komedi romantike dhe një tjetër sukses i madh (ende sot, filmi i tij është nga më fitimprurësit në shkallë globale).
Grant u përpoq edhe të qeshte – dukë ia arritur vetëm, sipas shumë kritikëve – tek Mickey Blue Eyes dhe Small Time Crooks, dhe falë suksesit si tek Bridget Jones’s Diary (dhe në vazhdimin i tij), About a Boy e Love Actually vazhdoi të lëvizë nëpër komedi me personazhe përgjithësisht më cinikë se ato të komedive të mëparshme romantike.
Në dekadën e fundit Grant ka bërë të keqin në pak a shumë të pasuksesshëm dhe tashmë të harruarin Cloud Atlas, ka luajtur me Meryl Streep në Florence, me një ari të animuar në Paddington 2 dhe për Guy Ritche në dy komeditë e tij të fundit aksion. Këtë dekadë të re Grant do ta nisë në tetor, në serialin e HBO, The Undoing, ku ai do të interpretojë me Nicole Kidman.
Jashtë kinemasë dhe televizionit, Grant përshkruhet si një i apasionuar pas golfit, një tifoz i futbollit të Fulham, një koleksionist arti (ai bleu një portret të Elizabeth Taylor të bërë nga Andy Warhol për 4 milion dollarë, duke e rishitur për pesë herë më shumë. )
Për personin e Grant – dhe jo personazhet e tij – u fol për shkak të këtij arrestimi në Hollywood dhe shpesh është folur nëpër tabloidët britanikë, dhe kundër dy prej tyre (Daily Mail dhe Mail on Sunday) në 2007 ai fitoi një gjyq, që shpjegoi se e nisi sepse ishte “i lodhur duke lexuar artikuj pothuajse të gjithë të sajuar për jetën time private”.
Shfrytëzoi atëherë rastin për të treguar se “burimet e afërta” apo “miqtë dhe të besuarit” në të cilat bazohen disa histori të publikuara nuk ekzistojnë thuajse kurrë”.
Fotografinë që iu bë pas arrestimit në 1995, Grant e nxorri vetë disa muaj më parë, duke qenë se disa – që e kritikonin sepse ishte deklaruar kundër kryeministrit britanik Boris Johnson – kishin rifilluar qarkullimin e tij.
Përveç aktivizmit të tij politik, në Twitter por edhe në botën reale, Grant flet pak ose aspak për jetën e tij private dhe nga intervistat e tij të pakta vërehet një lloj vështirësie ndaj famës dhe asaj që përfshin puna e aktorit.
Në vitin 2012, gjatë një interviste të gjatë për Guardian, në të cilën foli shumë për karrierën dhe pak për veten e tij, në një moment të caktuar tha, “duke ndërprerë papritmas dhe me pak trishtim”:
“Shikoni, nuk mund të jem më në siklet sesa të flas për këto [gjëra private]. Asgjë nuk më duket më pak interesante sesa zbulimi i shpirtit tënd për një gazetë. Nuk ndjej ndonjë gjë të veçantë kur dëgjoj për një aktor që përpiqet të ndryshojë personalitetin e tij dhe nuk dua të jem ai lloj personi “.