GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Hyn në studio dhe fillon të qajë, Vittorio Sgarbi: “Nuk jam mirë, ai nuk duhet të vdiste…”

Kritiku i artit ka qenë i ftuar në studion e Rai 1 dhe foli për veten, me zemër të hapur, për fëmijërinë e deri tek pasionin e tij për kulturën. Por pikërisht në fillim të intervistës, Sgarbi është përlotur.

«Sot nuk ndihem mirë – tregon kritiku – dje vdiq Giulio Giorello, një mik. Ishte shtruar në spital për kovid, më pas kishte dalë. Por mbase e përkeqësoi gjendjen e tij. Nuk duhej të vdiste’. Sgarbi tregon edhe për infarktin që i pati ndodhur.

“Pata intuitën – shpjegon ai – të shkoja te mjeku më i afërt. Më thanë që nëse prisja edhe një gjysëm ore do të vdisja. Pas ndërhyrjes, shkrova menjëherë një artikull arti për Corriere della Sera dhe kryeredaktori më thotë: “Po a nuk kishe vdekur?”. Erdhën të më takonin shumë njerëz, nga Bonaccini te Berlusconi, ishte shndërruar në një festë. Pasi rreziku u kapërcye, ne kemi pse bëjmë si viktima”.

You might also like