“I bëmë Beratit, atë që as fashizmi nuk ia bëri”

Xhelal Staravecka ish kuadër partizan i Brigadës së 1-rë komuniste, i larguar prej nga 11 nëntori 1943, në vitin 1944 botoi 8 trakte, në të cilat tregonte aspekte të drejtimit jugosllav të Partisë Komuniste Shqiptare, si dhe një varg krimesh të bëra nga kjo parti që drejtohej nga Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha. Në histori, periudha 1943-1944 është pjesa e parë e krimeve të bëra prej komunistëve.

Trakti i parë

Shokë të inkuadruar në Partinë Komuniste të Dushanoviçit dhe Miladinoviçit, të dy serbë me dytë e tyre të zgurdulluar të kuq me gjak shqiptarësh të pafajshëm, filluan të ngopin stomakun e tyre të urishëm sa na hodhën në këtë kataklizëm që nuk e ka parë historia shqiptare. Shokë! Partisë Komuniste neve të rinjve i dhamë jetën dhe e rritëm, e forcuam si një diktatori e natyrshme, mirëpo ajo parti sapo e ndjeu veten pak të fortë, filloi diktaturën më të shëmtuar që të rrëqeth mishtë.

Në Berat, vramë e premë pa hak për t’u marrë paratë njerëzve. Beratin e bëmë shtetrrethim, gjë që nuk e bëri as fashizmi. Filluam e kontrolluam brekët e grave nëpër shtëpi, duke i rrethuar shtëpitë e Beratit me mitraloza. Dolëm e bëmë çarmatimin e nahijes. Në katundin Perisnek, zumë gratë nga sisët e nga shalët, e ku di sa të tjera përpara këtyre poshtërsive, që do t’i shihni në dokumente, mora vendimin e largimit nga kjo parti e fëlliqur.

Sot ndodhemi shumë shokë dhe do të organizohemi në një parti koshiente dhe jo rebele dhe nuk do të jenë larg ditët e shkallmimit prej themelit të partisë gjakatare me serbianët gjakpirës e kriminelë në krye. Ju o shokë shpejtoni të lidhemi dorë më dorë, rreth e rrotull si kurorë. Rroftë bashkimi i popullit shqiptar. Poshtë terrori dhe vëllavrasja!

(Pjesë nga trakti i parë. Teksti është korrektuar sipas gjuhës letrare)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.