- SPONSOR -






- SPONSOR -

I PLOTË/ Nga ndeshja e parë Senegal-Hollandë, te finalja: kalendari i Kupës së Botës, 2022

Pas playoffit mes Kosta Rikës dhe Zelandës së Re, në të cilën skuadra e amerikanojugore fitoi 1-0 falë golit të Joel Campbell në minutën e tretë të ndeshjes, është zyrtarizuar i plotë kuadri i 32 pjesëmarrësve në fazën finale të Kupës së Botës në Katar. Do të jetë edhe Ekuadori. Kështu, FIFA e ka refuzuar apelin e Kilit për çështjen Castillo.

Po nëpërmjet playoffeve u kualifikuan edhe Uellsi dhe Australia. Skuadra e drejtuar nga di Gareth Bale mundi Ukrainën 1-0 në finalen e playoff-it, me autogolin vendimtar të Andriy Yarmolenkos. Skuadra uellsiane do të rikthehet të marrë pjesë në Kupën e Botës pas 64 vitesh nga hera e fundit. Sfida mes Wallabi dhe Perusë u vendos me penallti me portierin e dytë Redmayne, i cili hyri në minutën e 120 të ndeshjes pikërisht për llotarinë e njëmbëdhjetëmetërshave dhe priti penalltinë e Varelës.

FIFA ka zyrtarizuar kalendarin e Kupës së Botës që do të zhvillohet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor. Ndryshe nga sa kishte ndodhur deri më sot, ndeshja hapëse nuk do t’i shohë vendësit të zbresin në fushë: do të jetë ajo mes Senegalit dhe Hollandës, e planifikuar në orën 13 në stadiumin Thumama, ndeshja që do t’i japë udhë nisjes së botërorit. Gjithnjë për Grupin A, në orën 19 në stadiumin Al Bayt do të luhet Katar-Ekuador, ndeshja që mendohej të hapte turneun. Po më 21 nëntor janë planifikuar edhe dy ndeshje të tjera të vlefshme për grupin B: në orën 16 Angli-Iran dhe në orën 22 Shtetet e Bashkuara kundër Uellsit.

Kalendari i Kupës së Botës 2022, faza e grupeve:

21 nëntor:

  • Katar-Ekuador (grupi A, ora 11:00)
  • Angli-Iran (B, 14:00)
  • Senegal-Hollandë (A, 17:00)
  • Shtetet e Bashkuara-Uells (B, 20:00)

22 nëntor:

  • Danimarkë-Tunizi (D, 11:00)
  • Francë-Australi (D, 14:00)
  • Meksikë-Poloni (C, 17:00)
  • Argjentinë-Arabia Saudite (C, 20:00)

23 nëntor:

  • Marok-Kroaci (F, ora 11:00)
  • Belgjikë-Kanada (F, 14:00)
  • Gjermani-Japoni (E, 17:00)
  • Spanjë-Kosta Rika (E, 20:00)

24 nëntor:

  • Uruguay-Koreja e Jugut (H, 11:00)
  • Portugali-Gana (H, 14:00)
  • Zvicër-Kamerun (G, 17:00)
  • Brazil-Serbi (G, 20:00)

25 nëntor:

  • Holandë-Ekuador (A, 11:00)
  • Katar-Senegal (A, 14:00)
  • Uells-Iran (B, 17:00)
  • Angli-Shtetet e Bashkuara (B, 20:00)

26 nëntor:

  • Poloni-Arabia Saudite (C, ora 11:00)
  • Argjentinë-Meksikë (C, 14:00)
  • Tunizi-Australi (D, 17:00)
  • Francë-Danimarkë (D, 20:00)

27 nëntor:

  • Japoni-Kosta Rika (E, ora 11:00)
  • Spanjë-Gjermani (E, 14:00)
  • Kroaci-Kanada (F, 17:00)
  • Belgjikë-Marok (F, 20:00)

28 nëntor:

  • Kamerun-Serbi (G, ora 11:00)
  • Brazil-Zvicër (G, ora 14:00)
  • Koreja e Jugut-Gana (H, 17:00)
  • Portugali-Uruguay (H, 20:00)

29 nëntor:

  • Uells – Angli (B, 16:00)
  • Iran-Shtetet e Bashkuara (B, 16:00)
  • Holandë-Katar (A, 20:00)
  • Ekuador-Senegal (A, 20:00)

30 nëntor:

  • Tunizi-Francë (D, 16:00)
  • Australi-Danimarkë (D, 16:00)
  • Poloni-Argjentinë (C, 20:00)
  • Arabia Saudite-Meksikë (C, 20:00)

1 dhjetor:

  • Kroaci-Belgjikë (F, 16:00)
  • Kanada-Marok (F, 16:00)
  • Japoni-Spanjë (E, 20:00)
  • Kosta Rika-Gjermani (E, 20:00)

2 dhjetor:

  • Koreja e Jugut-Portugali (16:00)
  • Gana-Uruguay (H, 16:00)
  • Kamerun-Brazil (G, 20:00)
  • Serbi-Zvicër (G, 20:00)

Kalendari i Botërorit 2022, faza e eliminimeve të drejtpërdrejta

TË TETAT E FINALES

3 dhjetor:

  • Ndeshja 1 – Grupi i parë A – Grupi i dytë B (16:00)
  • Ndeshja 2 – Grupi i parë C – Grupi i dytë D (20:00)

4 dhjetor:

  • Ndeshja 3 – Grupi i parë D – Grupi i dytë C (16)
  • Ndeshja 4 – Grupi i parë B – Grupi i dytë A (20)

5 dhjetor:

  • Ndeshja 5 – Grupi i parë E – Grupi i dytë F (16)
  • Ndeshja 6 – Grupi i parë G – Grupi i dytë H (20)

6 dhjetor:

  • Ndeshja 7 – Grupi i parë F – Grupi i dytë E (16)
  • Ndeshja 8 – Grupi i parë H – Grupi i dytë G (20)

Çerekfinalet

9 dhjetor:

  • Ndeshja 9 – Fituesja e Ndeshjes 5 – Fituesja e Ndeshjes 6 (16)
  • Ndeshja 10 – Fituesja e Ndeshjes 1 – Fituesja e Ndeshjes 2 (20)

10 dhjetor:

  • Ndeshja 11 – Fituesja e Ndeshjes 7 – Fituesja e Ndeshjes 8 (16)
  • Ndeshja 12 – Fituesja e Ndeshjes 3 – Fituesja e Ndeshjes 4 (20)

GJYSMËFINALET

13 dhjetor:

  • Fituesja e Ndeshjes 10 – Fituesja e Ndeshjes 9 (20)

14 dhjetor:

  • Fituesja e Ndeshjes 12 – Fituesja e Ndeshjes 11 (20)

FINALET

17 dhjetor:

  • Vendi 3° – 4° (16:00)

18 dhjetor:

  • Vendi 1° – 2° (16:00)
Burimi Milanistat.net
Ju mund të pëlqeni edhe