I shkatërrojnë folenë dhe vezët, mama mjellma vdes nga dëshpërimi

Vdekja e një mjellmë ka shokuar Anglinë dhe lajmi e saj tashmë ka bërë xhiron e botës, pasi u bë e ditur nga mediat britanike. Por, këtu nuk kemi të bëjmë me ndonjë shfaqje baleti të interpretuar me mjeshtëri, por për historinë e vërtetë të një nëne mjellmë, së cilës i shkatërruan folenë dhe vezët e të vegjëlve të saj të ardhshëm.

Ka ndodhur në Kearsley, afër Manchesterit, në Britaninë e Madhe: dikush u argëtua duke goditur me gurë folenë dhe thyer vezët, dhe nëna, mbase nga dëshpërimi, u shtri mbi fole, duke hapur krahët dhe vdiq. “Vdiq me zemër të thyer”, është versioni i aktivistëve lokalë për të drejtat e kafshëve, shkruan Daily Mail.

Edhe disa ditë më parë, disa qen kishin i sulmuar folenë duke thyer vezë të tjera, dhe mjellma mashkull kishte ikur duke e lënë të vetme femrën. Me çështjen po merret nga agjensia britanike për mbrojtjen e kafshëve (RSPCA), e cila i ka kërkuar kujtdo që ishte në afërsi të japë informacione për të gjurmuar përgjegjësit e sulmit të ndyrë.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.