Ian Brady dhe Myra Hindley, historia e vërtetë e një prej çifteve vrasës më brutalë të të gjitha kohërave
Para se të arrestoheshin, përdhunojnë dhe vrasin pesë djem midis 10 dhe 17 vjeç. Historia shqetësuese e Ian Brady dhe Myra Hindley, një prej çifteve vrasës më brutalë të të gjitha kohërave
Disa prej vrasjeve të tyre ndodhin në prapaskenat e fshatit anglez të Saddleworth, dhe për këtë hyjnë në histori si moors murders. Ajo e Ian ishte një fëmijëri e vështirë: nëna biologjike, për shkak të vështirësive ekonomike, e braktis dhe ia beson një familjeje tjetër. Kjo i shkakton atij një plagë të pashërueshme, një traumë të vërtetë; mbase edhe për këtë arsye vitet e para dallohen nga dhuna dhe sjellja në kufi me ligjshmërisë.
Përfundon disa herë në burg, pastaj, papritmas, në moshën 23 vjeç, ndodh mrekullia: apasionohet pas librave dhe, duke kaluar orë e orë të tëra në bibliotekë, i përkushtohet studimit të Mein Kampf-it të Adolf Hitlerit. Pikërisht në këtë periudhë, më 1961, takon Myra, nëntëmbëdhjetë vjeçare, vajzën e një ish-ushtari alkoolist me një histori brutaliteti pas krahëve. Të dy kalojnë shumë kohë së bashku, duke ndarë pasionin për ideologjinë naziste, një pasion që i përkeqëson ngadalë instiktet sadiste të të dyve.

Viktima e parë është 16-vjeçarja Pauline Reade: e joshur nga mashtrimi në Saddleworth Heath, ajo sulmohet nga Ian, i cili e përdhunon dhe i pret fytin. Të njëjtin fat pati edhe John Kilbride, 12 vjeç; pastaj është radha e Keith Bennett, 12 vjeç dhe Lesley Ann Downey, 10 vjeç, e detyruar, para se të vritej, të pozonte për fotografi pornografike.
Por çmenduria vrasëse nuk qetësohet: nën kthetrat e çiftit vrasës përfundon edhe Edward Evans, 17 vjeç, i vrarë me sëpatë nga Myra, para syve të traumatizuar të kunatit të tij, David Smith; dhe është pikërisht David që denoncon, në mënyrë anonime, çiftin kriminal. Pas një gjykimi të shpejtë, të dy dënohen me burgim të përjetshëm. Ian vdiq më 15 maj 2017, në moshën 79 vjeçe, në ambientet e psikiatrisë që e pati strehuar nga viti 1985; ndërsa Myra vdiq më 2002, në moshën 60 vjeç.

Përgatiti për gazetatjeter.com, Dardan MITROVICA