Ikën edhe macja më e vjetër në botë. Lamtumirë Rubble!
Maçoku, një ekzemplar shumë i bukur i Maine Coon, ishte 32 vjeç: kishte thyer rekordet e të gjitha maceve të tjera më jetëgjata në vendin e saj dhe në botë
Quhej Rubble dhe me 32 vjetët në kurriz ishte maçoku më i vjetër në botë: më 3 korrik ky ekzemplar i mrekullueshëm i Maine Coon kaloi në urën e Ylberit, ashtu siç kanë qejf të shprehen adhuruesit e maceve, duke e lënë të paprekur primatin e tij.
Padronja e tij, Michelle, e kishte marrë si dhuratë për ditëlindjen e saj të njëzetë dhe Rubble ka qenë me të deri në 52 vjetët e saj, duke jetuar pra dy herë moshën që zakonisht jeton një mace shtëpiake, që ndalon rreth të 16-ave.
“Është plakur me shumë shpejtësi në periudhën e fundit, i thashë tim shoqi në Krishtlindje duke e menduar se do të ishte e fundit që do të kalonim së bashku me të”, ka thënë e zonja e ngashëryer.
“Shkova në punë si zakonisht dhe kur u ktheva im shoq më tha që Rubble kishin kaluar rrugën siç bënte çdo ditë dhe nuk ishte kthyer më. Mendojmë se shkoi për të vdekur ashtu siç bëjnë macet. Ai ishte një krijesë me huqe, kishte vendet e tij të preferuara për të fjetur dhe i pëlqente ushqimi i tij, kështu që kur nuk u kthye më e kuptuam që i kishte ardhur momenti ”
Pra Rubble ishte larguar nga shtëpia për të vdekur ose mbase ka mbetur viktimë e ndonjë aksidenti: i bërë macja më e vjetër në botë në janar të vitit 2020, ai kishte kaluar edhe moshën e Skuterit, maces siameze që vdiq në moshën 30 vjeçe. Në Angli ka qenë Nutmeg, e cila ishte 31 vjeçe në momentin e vdekjes.
Asnjë prej tyre nuk ka arritur akoma të mundë Cream Puff, një maçok texan që ka jetuar për plot 38 vjet: sipas burimeve të shtypit, pronari e bënte të ndiqte një dietë të veçantë, me bazë proshuta, vezë, asparag, brokoli dhe kafe me krem. Një regjim ushqimor që nuk asnjë veteriner do ta rekomandonte, megjithatë po pronari i Cream Puff kishte ka patur një mace shumë jetëgjatë, e cila pati vdekur në moshën 34 vjeçe.