Imazhi i mijëra flamingove të kuqe është spektakolar
Në pamje të parë duket si një ‘tapet i kuq’: mijëra flamingo kanë mbushur Mumbain e zbrazët nga karantina
Imazhet e kafshëve që zënë hapësirat e braktisura nga qeniet njerëzore gjatë fazës së lockdown që goditur të gjithë planetin për shkak të emergjencës së Coronavirusit tani janë të panumërta dhe secila prej tyre ka sharmin e saj.
Megjithatë, nga Mumbai, Indi, mbërrijnë fotografi të destinuara të bëjnë histori për dashamirët e natyrës dhe mjedisit. Nëse në Parco Cornelle, në Itali, festohet lindja e një flamingo shumë të vogël rozë, metropoli Indian në fakt është dëshmitar i një spektakli të jashtëzakonshëm.
Po, sepse janë me mijëra flamingo që kanë mbërritur pranë brigjeve të liqeneve dhe përrenjve në zonë. Nuk është e re: flamingot rozë janë zogj shtegtarë dhe zakonisht kryejnë një rrugëtim të mirëpërcaktuar që përsëritet nga viti në vit. Por, këtë vit, ka diçka ndryshe. Sipas Bombay Natural History Society, në 2020 ka pasur një rritje prej 25% të flamingove që kanë mbërritur në rajon.
Nëse në vitin 2019, pra, në total në qytet kishin mbërritur 134 mijë, në 2020 – para karantinës së detyruar – numroheshin 125 mijë. Deri në fund të majit, pra, jo vetëm që numri i vitit të kaluar do të tejkalohet, por sipas parashikimeve do të pësojë një rritje të pallogaritshme.
Shkaku i një fenomeni kaq të dukshëm është padyshim në emergjencën globale shëndetësore. Mumbai është një qytet shumë i populluar, por me bllokadën – ka deklaruar Dr Apte për NDTV – zona është bërë më “e qetë dhe pa shqetësime”. Gjithashtu, flamingot kanë mbërritur në qytet pak më vonë në krahasim me vitin 2019, për shkak të “shirave të dendur në Gujarat” përfundon Dr. Apte, drejtor i Bombay Natural History Society.
Për të dhëna përfundimtare dhe objektive mbi këtë migrim të jashtëzakonshëm do të nevojitet të pritet heqja përfundimtare e bllokadës, por ndërkohë, imazhet e zogjve – të cilët për herë të parë janë përqendruar në zona të lagështa – janë spektakolare. Një tapet i kuq në qendër të qytetit, aq sa është e vështirë të kuptohet në shikim të parë – efektivisht – në se bëhet fjalë vërtetë për flamingot që udhëtojnë.