In memoriem / Viet-songs: këngë kundër luftës së Vietnamit

Vietnami: një më parë e një më pas, një liqen i Historisë që ka vendosur një digë mes pendës së indiferentizmit dhe rrjedhës së vetëdijes së qartë të. Konflikti filloi 65 vjet më parë, më 1955, dhe përfundoi njëzet vjet më vonë, në 1975. Për të mos harruar dhe mos përsëritur të njëjtat gabime, këtu kemi një “compilation” të këngëve të lindura apo të rishikuara për të kundërshtuar fantazmën e asaj çmendurie, të veshur me një ankth të gjatë.

Born in the U.S.A. – Bruce Springsteen (1984)

Hiti më i suksesshëm komercial i Springsteen përshkruan një veteran të Luftës së Vietnamit që kthehej në shtëpi në rrethana të dëshpëruara dhe me pak mundësira. Shpeshherë refrain i tij i vrullshëm është ngatërruar me përkujtimore të thjeshtë patriotizmi, por, përkundrazi, bëhet fjalë për anti-himnin më të keqkuptuar në histori, një “J’accuse” madhështore e ndërgjegjes kolektive amerikane.

War – Edwin Starr (1970)

Këngëtari soul Edwin Starr – në copëzën më të rëndësishme të karrierës së tij – shpjegon thjesht kotësinë e luftës. Është një ulërimë dramatike dhe e fuqishme, që pikturon me penela të gjallë zemërimin dhe neverinë që një pjesë e madhe e Amerikës dhe e botës arriti të ndjejë ndaj zhvillimit të luftës në Vietnam.

Ohio – Crosby, Stills, Nash and Young (1970)

‘Ohio’ është një himn proteste por është edhe dhimbje puro. Neil Young e shkroi menjëherë dhe në vetëm dy javë ai dhe shokët e tij ndanë me të gjithë botën dhimbjen e ndjerë pas ngjarjeve në Kent State University. Më 4 maj 1970, për të shuar një protestë studentore kundër Luftës së Vietnamit, shtatëdhjetë ushtarë të Gardës Kombëtare qëlluan ndaj studentëve. Në fund të regjistrimit David Crosby lëshoi një qarje çliruese.

Give Peace A Chance – John Lennon & Plastic Ono Band (1969)

Gjatë javës midis 25 dhe 31 marsit 1969, John Lennon dhe Yoko Ono të sapomartuar organizuar një protestë shumë origjinale kundër luftës në Vietnam, perfektshmërisht në përputhje me stilin e tyre. Lindi në këtë mënyrë Bad-In i parë: si të qëndruarit në shtrat për një javë, duke folur për paqen në botë. Aktivistë, poetë dhe liderë të të drejtave civile përqafuan iniciativën e tyre dhe morën pjesë në regjistrimin e një versioni himni kolektiv të “Give Peace A Chance” në Kanada.

https://youtu.be/8Y7Ax8smSkU

The Unknow Soldier – The Doors (1968)

Kjo është një këngë kundër luftës, kundër të gjitha luftërave dhe shpreh reagimin e Morrison ndaj hipokrizive të qeverisë amerikane që përmes mediave ëmbëlsonte tmerrin e përditshëm. Zhurmat e vdekjes u riprodhuan në disk dhe në skenë vetëm përmes instrumenteve muzikore të grupit. Ishte singëlli i parë i nxjerrë nga ‘Waiting for the Sun’ dhe në filmin përkatës promovues u futën imazhe të ndryshme të Luftës së Vietnamit, ende në vazhdim.

For What It’s Worth – Buffalo Springfield (1967)

Kënga, e firmosur nga Stephen Stills, merrte qëndrim kundër gjendjes në Vietnam dhe denonconte hapur disa anë të kësaj lufte të diskutueshme. Para së gjithash, teksti tregon sesi kryesisht populli amerikan nuk po kuptonte se pse dhe për çfarë po luftohej prej kaq shumë vitesh…

Charlie Don’t Surf – The Clash (1980)

E ndodhur në albumin e dyfishtë ‘Sandinista!’, kënga mishëron një citim nga i çmenduri i ekzaltuar Kilgore i ‘Apocalypse Now’, i interpretuar nga Robert Duvall. “Charlie” është emri kolektiv dhe depersonalizues i dhënë nga ushtria njeriut, një mohim i identitetit dhe dinjitetit madje edhe në momentin ekstrem të sakrificës.

Goodnight Saigon – Billy Joel (1982)

Marrë nga ‘The Nylon Curtain’, kënga delikate përshkruan situatën e Marinsave duke filluar nga stërvitja e tyre ushtarake në ishullin Parris dhe më pas në aspekte të ndryshme të luftimeve në Vietnam. Flet për ushtarët që luftojnë së bashku në betejë, duke u përballur me frikërat e tyre në përpjekje për të mbijetuar. “Uniteti” është refreni i baladës së kënduar nga vetë marinsat, që intonojnë: “le të shkojmë të gjithë së bashku”.

Child in Time – Deep Purple (1970)

Kënga e dhunshme dhe e paskrupullt që përfaqëson kundërshtimin rinor, të amplifikuar nga Vietnami dhe nga frika shumëvjeçare e rekrutimit në ushtri. Karakteristika kryesore e këngës është vokali i lartë i Ian Gillan, shumë i vështirë për t’u realizuar në live. Vetë Deep Purple në një moment ndaluan ta këndonin nëpër koncerte, sepse këngëtari po rrezikonte seriozisht të humbiste besimin tek zëri i tij.

Fortunate Son – Creedence Clearwater Revival (1969)

Teksti i kësaj kënge na identifikon me një djalë, që thirret në ushtri, i cili pëson trajtimet e detyrueshme duke mos qenë “një djalë me fat” si ata të politikanëve ose të të pasurve, i aftë falë fuqisë për të shpëtuar nga ferri vietnamit. Ironia e dhunshme është ajo e CCR (Creedence Clearwater Revival), të cilët dënojnë shfrytëzimin e të rinjve të working klass (të cilëve ata gjithashtu i përkisnin), të pafuqishëm përpara thirrjes së pashmangshme të Xha Samit.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.