Influencer 2021, zbulohet renditja: 10 më të mirët

Stylight ka hartuar renditjen e ikonave të vitit 2021: personazhet më me ndikim të vitit për sa i përket stilit dhe modës. Ja renditja e ikonave:

8. Simpson

Në vendin e dhjetë të influencuesve më të mirë përsa i përket stilit dhe modës më 2021 renditen The Simpsons: familja më e dashur e filmave vizatimorë në botë hyn në renditje falë pjesëmarrjes në sfilatën Balenciaga dhe videos që ka patur më shumë se 8 milionë shikime në Youtube.

7. Gigi Hadid

Vendi i nëntë për Gigi Hadid, një modele e shkëlqyer e rikthyer të sfilojë në pasarelë pasi ka nxjerrë në dritë të vogël Khai.

6. Jennifer Lopez

Në vendin e tetë të renditjes gjejmë Jennifer Lopez, ikonën e përjetshme të bukurisë që kalimi i kohës duket se nuk e prek. Pop-stari ndërkombëtar nuk ka rreshtur kurrë së habituri dhe tani si më si këngëtare apo aktore, por edhe si influencer.

5. Omar Sy

Aktori Omar Sy, i përzgjedhur si mashkulli i vitit 2021 nga GQ, zë vendin e gjashtë në renditje përpara Dukës dhe Dukeshës së Hastings të serialit të famshëm Bridgerton.

4. Simone Biles

Vend i pestë për Simone Biles, gjimnasten amerikane të përzgjedhur si atletja e vitit nga Times. Biles ka qenë protagoniste në Lojërat Olimpike të Tokios ku edhe Marcell Jacobs, një nga personazhet më të kërkuar në Google në vitin 2021, fitoi dy medalje të arta.

3. Tom Holland

Në vendin e katërt në klasifikimin e Stylight është Tom Holland, aktor, i njohur për interpretimin e Spider-Man. Holland paraprihet në renditje nga Ho Yeon Jung, një modele koreane e cila arriti sukses në mbarë botën falë rolit të saj në serialin televiziv Squid Game.

2. Britney Spears

Medalje argjendi për Britney Spears e cila gjatë vitit iu desh të përballej me një betejë të vështirë dhe të gjatë ligjore kundër babait të saj për t’i dhënë fund kujdestarisë që ylli i popit ka pasur për më shumë se trembëdhjetë vjet.

1. Damiano dei Maneskin

Në vend të parë të klasifikimit të hartuar nga Stylight është Damiano David i Maneskin,  grupi që më 2021 fitoi Festivalin e Sanremos dhe Eurovision Song Contest. Protagonist i një suksesi global, Damianos iu kushtua një statujë në Presepe të San Gregorio Armeno.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.