Instagram na ndihmon të injorojmë ata që na shqetësojnë në internet

Për adoleshentët që e jetojnë botën dixhitale si kryeqendrën e jetës së tyre të përditshme, një koment negativ, një mesazh fyes ose akte të tjera bullizmi virtual mund të dëmtojë më shumë madje edhe sesa ato që pësohen në botën reale. Për këtë arsye, platforma të tilla si Instagram janë aktivizuar prej kohësh për t’i mbrojtur, duke filtruar fraza agresive dhe të dhunshme (“toksike dhe përçuese” janë termat që përdoren nga rrjeti social në përshkrimin e kësaj punë) të lëna në tabelat e njoftimeve të anëtarëve të saj. Gjëja ndodh automatikisht, mjafton të zgjidhni një opsion në cilësimet, ose përmes një filtri fjalësh kyçe që mund të futen manualisht nga përdoruesi: terme të paqarta, të rënda, thjesht të padëshiruara dhe të pakapërdishme për ndjeshmërinë e secilit. Nëse përdoren, komenti hiqet menjëherë.

Shtimi i intimitetit

Por inteligjenca artificiale jo gjithmonë është në gjendje të dallojë shumë mirë, jo domosdoshmërisht eleminimi sistematik i disa përmbajtjeve bëhet vendimtar. Nga këtu, ideja e Instagramit për të eksperimentuar hapin tjetër: heqja e fjalës për ata që nuk e meritojnë. Jo në absolut, por vetëm ndaj nesh. Jo automatikisht, por pas ndërhyrjes sonë specifike. Dhe me një dinamikë inteligjente: në mënyrë që personin i cili është subjekt i sanksionit tonë mos ta kuptojë (të paktën në Instagram), për të shmangur inkriminimin e tij dhe mbase edhe më shumë për ta shtyrë atë të insistojë ose të shkojë përtej fyerjes së publikuar në një ballinën tonë. Ideja është ndërfutur në komandën «Mutes», e cila faktikisht u heq personit të përzgjedhur prej nesh disa nga prerogativat tipike të ndërveprimeve në platformë: ata nuk do të mund të shohin kur jemi aktiv në Instagram, as të dinë nëse kemi lexuar apo jo mesazhet e tyre direkte. Është sikur fjalët e tyre binin në vesh të shurdhër. Ata mbetën përgjithmonë të padëgjuar.

Ti komenton, unë të injoroj

Në veçanti, tekstet që na janë drejtuar nga ‘special mutes’ (etiketa që folëm më lart), do të zhvendosen në seksionin «Kërkoni mesazhe». Aty ku zakonisht përfundojnë spamet, përpjekjet për phishing dhe pjesa tjetër e hedhurinave që fiziologjikisht qarkullojnë nga pak në [do cep të rrjetit. Një element tjetër shumë interesant, diku midis gjeniales dhe talljes, është se ju mund t’i bëni komentet e bullistëve të padukshëm për ne dhe për pjesën tjetër të komunitetit, duke filluar pra nga ndjekësit tanë, në një kohë që të përjashtuarit nuk e kanë idenë për censurën e pësuar. Saktësisht: ata do të vazhdojnë të të shkruajnë atë që dëshirojnë, do ta shohin të shfaqet nën fotografi dhe video, do të mendojnë se është publike, në ekran, në realitet do të përfundojë në një harresë vetë-referenciale fiks vetëm për sytë e tyre. Ata do të gërvishtin egon e tyre prej bullistësh, por pa dëmtuar askënd. Në rast se teksti është i pranueshëm, nëse vendosim t’i hedhim një vështrim, herë pas here mund të lejojmë që ai të jetë publik. Në fakt, Instagram konsideron futjen e një lloj moderimi të përmbajtjes jo të diferencuar, as aprioristike apo të filtruar nga një makinë, por specifikisht drejt një injorimi total. Që padyshim ka rezultuar të jetë e bezdisshme për të merituar kaq shumë pakujdesi.

Të menaxhoni me kujdes

Synimet e rrjeteve sociale janë absolutisht të lavdërueshme: përpjekja për të qenë një hapësirë paqësore që priret të jetë e lirë nga rreziqet dhe ngacmimet. Por si çdo utopi, ka implikimet, rreziqet e saj dhe gjëra për t’u mbajtur në mend. Nëse, për shembull, ne vendosim të fshehim një histori nga dikush, duhet të sigurohemi që ajo të mos vihet në kontakt me ndjekësit e tjerë që e kanë parë atë dhe të mund ta komentojnë atë, apo më keq, bëjani të qartë miqve se përse e keni fshehur atë histori. Në mënyrë të ngjashme, bullisti i heshtur mund të luftohet edhe nëse ai nuk është pjesë e të njëjtit rreth miqsh, kolegësh, shokësh të klasës dhe rrethinës së viktimës.

Materiali është përgatitur nga stafi i GT


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.