GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Ish-inxhinieri i Yahoo që përgjonte gratë

Reyes Daniel Ruiz shfrytëzoi pozicionin e tij në ish motorrin e kërkimit për të gjetur foto dhe video porno në profilet e miqve dhe kolegëve

Një ish-punonjës i Yahoo, kompani që deri para një dekade luftonte me Google për vendin e parë në fushën e shërbimeve të internetit (motor kërkimi, email, blog, etj.), pranoi se kishte dhunuar thuajse 6 mijë llogari, përfshirë edhe ato të ish kolegëve të tij, për të zbuluar ndonjë përmbajtje pornografike.

Reyes Daniel Ruiz u deklarua fajtor në Gjykatën Federale të SHBA, duke konfirmuar se ai kishte abuzuar me mundësinë e aksesit të dhënë nga punëdhënësi i tij për të hakeruar mijëra profile, pothuajse të gjitha gra të reja dhe të pashme.

Femrat e këndshme

Sipas një deklarate të agjentit special të FBI John F. Bennett dhe avokatit David L. Anderson, Ruiz, i cili ishte i punësuar si inxhinier kompjuterik në Yahoo, synonte llogaritë e vajzave, pa harruar ato të kolegeve të zyrës.

Akuza tregon se Ruiz filloi të vidhet në jetën personale të viktimave të tij në maj 2018, duke përfituar nga sistemet e brendshme të Yahoo për të hyrë nëpër llogari. Ka vjedhur video dhe imazhe private të ruajtura nëpër servera, duke i kopjuar ato në kompjuterin personal.

Edhe media sociale në shënjestër

Me sa duket, arriti sa të përdorë emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet për të përvetësuar profile të mediave sociale, si Facebook, dhe shërbime të tjera të njohura, përfshi Gmail, iCloud dhe Dropbox, në kërkim të sa më shumë videove dhe fotove. Ndoshta, ky operacion i fundit është bërë më i lehtë nga zakoni i rrezikshëm i njerëzve për të përdorur të njëjtat kombinime të postave elektronike dhe fjalëkalimeve nëpër platforma të shumta.

Çfarë bëri

Operacioni i hakerimit të Ruiz vazhdoi për rreth një muaj. Ai la Yahoo në korrik 2018 dhe u bashkua me Okta, një ofrues i teknologjisë së sigurisë. Duhet thënë se aktivitetet janë monitoruar nga Yahoo, falë të cilave u arrit edhe të identifikohej.

Flasim prapë në 2020-ën

I paditur nga gjykata federale në prill të këtij viti me akuzën e ndërhyrjes dhe përgjimit të komunikimeve kabllovike, Ruiz u vetdeklarua fajtor vetëm për këtë pikë të fundit. Ai tani do të përballet me një gjobë prej 250,000 dollarësh deri në pesë vjet burg, me seancën dëgjimore të planifikuar për 3 shkurt 2020.

Materiali është përgatitur nga stafi i GT

Ju gjithashtu mund të pëlqeni