GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Ja kush përfiton nga dyfishimi i pagesës së papunësisë dhe ndihmës ekonomike

Mbi 70 mijë familje përfitojnë që nga muaji prill dyfishimin e ndihmës ekonomike dhe pagesës së papunësisë.

Në fletoren zyrtare u publikua vendimi sipas të cilit dyfishimin e ndihmës ekonomike e përfitojnë jo vetëm subjektet që rezultojnë përfitues të ndihmës ekonomike por edhe ata që kanë aplikuar për të përpara datës 10 mars.

Po ashtu, përcaktohet se pagesa e së ardhurës nga papunësia do të dyfishohet edhe për subjektet që rezultojnë përfitues të pagesës të së ardhurës nga papunësia, si dhe ata që kanë aplikuar për të përpara datës 10 mars 2020.

“Pagesa e ndihmës ekonomike për subjektet përfituese, sipas vendimit nr.597, datë 4.9.2019, të Këshillit të Ministrave, ‘Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike”, që rezultojnë përfitues të ndihmës ekonomike ose kanë aplikuar për të përpara datës 10 mars, do të jetë sa dyfishi i shumës së llogaritur sipas vendimit të sipërpërmendur.

Pagesa e së ardhurës nga papunësia për subjektet përfituese sipas vendimit nr.161, datë 21.3.2018, të Këshillit të Ministrave, ‘Për pagesën e së ardhurës nga papunësia’, që rezultojnë përfitues të pagesës të së ardhurës nga papunësia ose kanë aplikuar për të përpara datës 10 mars 2020, do të jetë sa dyfishi i shumës së llogaritur sipas vendimit të sipërpërmendur.

Verifikimi, llogaritja dhe shpërndarja për përfituesit do të bëhet sipas procedurave të dokumentimit e të shpërndarjes nga institucionet e përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në vendim.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More