Ja pse The Rock është më i paguari i Instagramit
Aktori dhe ish wrestler Dwayne Johnson ka 190 milion follower dhe fiton deri në 890,000 € për post. 7 arsye që shpjegojnë shifrat e tij rekord
Në renditjen e re të yjeve më të paguar në Instagram në vitin 2020, “The Rock”, ish- wrestler dhe aktori Dwayne Johnson, ka tejkaluar mbretëreshën Kylie Jenner.
Bazuar në dhjetëshen më të mirë të hartuar nga agjensia e marketingut Hopper HQ, me 190 milion ndjekës, ai fiton deri në 890,000 € për një post të vetëm.
Promovon në mediat sociale markën e tij Teremana tequila dhe është imazh i markave të tilla si Under Armor dhe Apple.
Dwayne “The Rock” Johnson është ndër më të paguarit edhe në Hollywood. Sipas Forbes, në fakt, ai fiton deri në 20 milion dollarë në film dhe ndër ata më fitimprurësit janë Black Adam dhe Red Notice.
The Rock, është një pseudonim që përfshin si fizikun, ashtu edhe qëndrimin e tij. Si wrestler ka ndjekur traditën familjare të filluar nga gjyshi dhe të bartur nga babai i tij.
Si pseudonim, faktikisht ka huazuar emrin e babait të tij në ring, Rocky Johnson.
Në vitin 2000, paraqitja e tij në Saturday Night Live tërhoqi vëmendjen e drejtuesve të Universal, të cilët i dhanë një rol në The Mummy Returns më 2001. Prej aty, më shumë se një aktor, Dwayne Johnson u bë një biznes.

The Rock kalon orë të tëra në palestër, të dokumentuara me foto dhe video në Instagram. Dhe, për dikë që ka ndërtuar imazhin e tij tek fiziku i tij ekstra muskulor, shpërndarja e stërvitjes mund të gjenerojë vetëm trafik dhe ndjekës nëpër media sociale.
“Objektivi numër një është krijimi i gjërave për botën”, ka thënë Johnson në një intervistë për Forbes. Por pse faqja e tij në Instagram është një makinë parash dhe një strategji shumë e suksesshme e komunikimit shoqëror? Le të përpiqemi të përmbledhim arsyet.
– Rock publikon video frymëzuese ku ai flet direkt me iPhone-in e tij, shpesh nga palestra e tij shëtitëse.
– Bën filma që ia shtojnë paratë me thasë, merr pjesë nëpër seri, programe tv si The Titan Games dhe ka kapsula collection që funksionojnë shumë mirë si Under Armor line Project Rock i tij që shet rroba, këpucë dhe kufje.
– Shumë postime prezantojnë trailerat e filmave, që tregojnë Johnson nëpër takime zhvillimore dhe celebrojnë pancake “cheat day”-n e tij, gjithçka e mbërthyer midis hashtagëve dhe shumë pëlqimeve: është një miks i punës dhe jetës së përditshme që pëlqejnë fansat.
– Siç çfarë tregohet nga Forbes, Johnson merr një fee ad hoc për promovimin e filmave në Instagram. Me fjalë të tjera, në vend që studiot të derdhin para për reklama televizive apo tabela, profili i tij social është një kanal i drejtpërdrejtë për t’u përqendruar për investime dhe marketing. “Media sociale është bërë elementi më kritik i marketingut të një filmi për mua. Kam arritur të kem një lloj peshe në mediat sociale me publik në mbarë botën dhe ajo që u ofroj atyre ka vlerë”. Me pak fjalë, prej faktit se ka kuptuar që kanalet e mediave sociale janë platforma të ndara e që kërkojnë komisione të ndara, Johnson i ka hapur rrugën një mënyrë të re të të bërit biznes dhe rrit të ardhurat e filmave në të cilët ai është protagonist.
– The Rock e di çfarë i pëlqen fansave të tij. “E kaluara ime në wrestling më ka bërë të kuptoj vlerën e lidhjes reale me një publik. I pari duhet të jetë publiku, çfarë do ai dhe cili është skenari më i mirë që ne mund të krijojmë për t’i kthyer në shtëpi të lumtur”. Ndoshta mund të mos e fitojë një Oskar, por do të vazhdojë të fusë miliarda në xhep.
– The Rock është një figurë e gjithanshme. Nuk frikëson, përkundrazi, është një baba dhe burrë shumë i ëmbël. Ndan momente të jetës së përditshme që më pas na inkurajon ta ndjekim edhe në filma dhe seriale në ekranin e madh dhe të vogël. Ka shumë ironi dhe di si ta shndërrojë trupin e tij monstruoz në një “arushstërmadh që të përqafon”.
– Ushtrimet e tij në palestër që fillojnë në orën 5 të mëngjesit janë një shembull motivimi, zelli dhe këmbënguljeje.