GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Ja truket që përdorin bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

Ilaçet e reja “të zgjedhura” mund të hyjnë në qelizat bakteriale dhe të na ndihmojnë të mposhtim mbrojtjen e tyre

Bakteret rezistente ndaj ilaçeve, përgjegjëse për infeksione vdekjeprurëse që përhapen brenda spitaleve, janë në rritje prej disa vjetësh. Por, ndoshta, gjithçka do të ndryshojë së shpejti. Studiuesit nga Imperial College London kanë zbuluar se si bakteret bllokojnë antibiotikët, duke gjetur një mënyrë të re për të luftuar rezistencën.

Ekipi i studimit i përqendroi përpjekjet mbi Klebsiella pneumoniae, një bakter që shkakton infeksione në mushkëri, në gjak dhe në plagët e hapura. Si shumë baktere, edhe K. pneumoniae po bëhet gjithnjë e më rezistente ndaj antibiotikëve, veçanërisht ndaj një grupi ilaçesh të quajtur carbapenems. Ky është një klasë e antibiotikëve që përdoren kur të tjerët nuk funksionojnë.

Antibiotikët zakonisht hyjnë në bakteret K. pneumoniae përmes pasazheve sipërfaqësore të quajtura pore. Është zbuluar se në K. Pneumoniae rezistente ndaj antibiotikëve gjenden versione të modifikuara të proteinave të nevojshme për të formuar plotësisht poret, kështu që antibiotikët nuk jenë në gjendje të depërtojnë në muret e qelizave.

Gjetja e një ilaçi që mund të ndërpresë këtë proces dhe të rihapë poret është një mënyrë për të luftuar rezistencën ndaj antibiotikëve të K. pneumoniae. “Teknika e ‘dyerve të mbyllura’ e adoptuar nga bakteret për të shmangur antibiotikët është e vështirë për t’u luftuar”, afirmon drejtori i kërkimit Gad Frankel.

“Sidoqoftë, shpresojmë që të bëhet e mundur të projektohen ilaçe të afta për të thyer “bllokimin”; të dhënat tona na japin informacione që të mund të ndihmojë shkencëtarët dhe kompanitë farmaceutike ta shndërrojnë atë shpresë në realitet.

Materiali është përgatitur nga stafi i GT

You might also like