No time to die-Nuk ka kohë për të vdekur, tashmë është kampion edhe në arktime: shifra impresionuese edhe në SHBA, ku Daniel Craig thyen çdo rekord
Suksesi planetar për kapitullin e fundit të sagës James Bond. Personazhi i lindur nga pena e shkrimtarit anglez Ian Flemming gjen versionin e tij të fundit kinematografik duke ia arritur, edhe një herë, të ngrohë zemrat e të apasionuarve.
No time to die-Nuk ka kohë për të vdekur, ky është titulli i filmit të ri, konfirmon tërheqjen e agjentit sekret 007, tanimë në episodin e tij të njëzet e pestë, edhe në arkëtime. Edhe këtë vit aktori kryesor është Daniel Craig, në shfaqjen e tij të pestë si Bond.
I hyrë në histori falë aktorëve me famë globale të kalibrit të Sean Connery, Roger Moore dhe Timothy Dalton, investigatori më i famshëm në historinë e kinemasë, sheh megjithatë, një pasiguri të madhe për të ardhmen, pasi vetë Daniel Craig ka njoftuar se kjo do të jetë shfaqja e tij e fundit në këtë rol.
Dashuria e publikut amerikan dhe trendi në të gjithë botën
No Time to Die u hap me një debutim solid prej 56 milionë dollarësh box office në SHBA, duke konfirmuar se sa i dashur është edhe nga auditori i gjerë përtej oqeanit. Të dhënat janë mblodhur nga 4,407 teatro dhe tregojnë suksesin e shfaqjes së fundit të James Bond.
Me një fitim mesatar prej 12,700 dollarë për kinema, filmi i ri i drejtuar nga Cary Fukunaga po konkurron për arkëtime me të ardhurat e vjela nga Let There Be Carnage’s, sequel i një filmi tjetër të suksesshëm, Venom.
Një rezultat që e vendos atë në vend të pestë midis rezultateve në fundjavat debutuese pas pandemisë dhe të katërtin në serinë historike të debutimeve të sagës 007.
A livello globale, il film ha già raggiunto i 300 milioni di dollari. E anche in Italia i numeri segnano un entusiasmo ritrovato, frutto anche delle nuove concessioni sul fronte sanitario annunciate dal governo Draghi (qui tutti i dettagli sulle nuove disposizioni che entreranno in vigore per stadi, cinema e teatri).
Në nivel global, filmi tashmë ka arritur në 300 milionë dollarë.
Po në Shqipëri?
Në fakt, pas shout të madh të pak ditëve më parë ku më shumë se filmi u shfaqën nëpër ekranet e tv-ve ministrat, deputetë, deri edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, asnjë informacion nuk rrjedh nga organet përkatëse.
I rroftë prezantimi i madh nga thuajse të gjitha mediat shqiptare, ngjyrat e dhëna nga një pjesë e medias pjesmarrjes së kryeministrit, ministrave, ambasadores dhe arradhës së politikanëve, pasi edhe sot, disa ditë pas prezantimit, nuk rrjedh asnjë e dhënë për të dhe asnjë shifër, qoftë edhe simbolike përsa i përket suksesit apo jo të filmit. Çështje shqipëtarësh mesa duket.