GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Janë vërtetë komplote?/ Papa Wojtyla, Kennedy, Lady Diana… dhe të tjera mistere të historisë të pazgjidhura kurrë

Herë ka zhvillime të reja, herë të vjetrat paraqiten si të reja, në më të shumtën e rasteve nuk ka asgjë. Po flasim për tre misteret më intrigues të historisë moderne: vdekjen e papa Wojtyla, të princeshës Diana dhe të presidentit Kennedy. Pjesa dërrmuese e teorive të paraqitura deri më tani flasin për komplotë. Por, a janë vërtetë komplote? Nëse janë, kush janë organizatorët?

Disa kohë më parë një ish-ushtar i SAS (forcat speciale britanike) rrëfeu se ishte paguar, bashkë me disa bashkëpunëtorë të tjerë për të vrarë Princeshën Diana. Çfarë ndodhi me të vërtetë në 31 gusht 1997? Pesëdhjetë vjet më vonë edhe vrasja e Presidentit Kennedy gjithashtu vazhdon të diskutohet.

Filmi i fundit i Ridley Scott, Killing Kennedy, bashkohet me tezën zyrtare të një snajperi të vetëm të izoluar. Megjithatë, gjashtë ndër dhjetë amerikanë, dyshojnë për ekzistencën e më shumë vrasësve në shërbim të një organizuesi-dërguesi: ka nga ata që mendojnë se ishte Fidel Castro, të tjerë që ishte mafia, të tjerë akoma që ishte KGB, CIA, alienët, e kështu me rradhë, shumë e shumë teori… Por mpyetja kryesore që mbetet është: Çfarë ndodhi në 22 nëntor 1963?

Në autobiografinë e tij, Mehmet Ali Agca, ish-terroristi turk që më 13 maj 1981qëlloi Papa Wojtyla, zbulon nxitësin “e vërtetë”, Ayatollah Khomeyni. A është “pista iraniane” edhe një tjetër shaka e Agca apo është tregues i një komploti ndërkombëtar?

Nuk është e thjeshtë të kuptohet kur jemi përballë një komploti të vërtetë. Komplotet, d.m.th., marrëveshje të fshehta ose mirëkuptime okulte midis personave (civilë dhe / ose ushtarakë) me qëllim rrëzimin ose kushtëzimin e institucioneve politike të një shteti, ekzistojnë.

Por në këto kohë pasigurie, shumë shohin komplote dhe konspiracione edhe atje ku nuk janë aty.

Për të bërë dallimin midis së vërtetës dhe fantazisë, duhen prova konkrete, jo vetëm të dhëna.

Përgatiti Gazetatjeter.com

You might also like