GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Jennifer Aniston para dhe pas: evolucioni i beauty look-ut të saj

Prerja e saj e flokëve alla Rachel ka bërë histori dhe fytyra e saj gloëy e bën atë një Perennial në formë të shkëlqyer. Gjithnjë besnike e një truku minimalist dhe me flokët bjonde, Jennifer ka patur gjithashtu edhe disa momente brune. Beauty i saj essential? SPF

Janë dy detaje beauty që, më mirë se të tjerët, përshkruajnë Jennifer Aniston. Flokët dhe fytyrën e saj si një vajzë e përjetshme edhe në moshën 50 vjeç. Jen, që së fundmi ka debutuar në Instagram, në social netëork që ajo e kishte injoruar prej vitesh, jo vetëm ka qenë gruaja e një prej sex symbol më të dëshiruar të planetit (Brad Pitt), por ka shënjuar një epokë, vitet nëntëdhjetë, me prerjen e saj ikonike të flokëve. Kjo prerje alla Rachel, personazhi që ajo ka interpretuar në serialin e famshëm TV ‘Friends’, i krijuar më 1994 nga hairstylist i saj i besuar Chris McMillan, dhe që ajo ka rrëfyer se nuk e kishte dashur kurrë veçanërisht.

Një prerje shag e shkallëzuar me një efekt shumë voluminoz që më pas ndër vite e ka lënë të rritet. Nga parukieri Chris McMillan nuk është ndarë asnjëherë dhe është i vetmi që ende edhe sot i lejohet të presë flokët e saj duke bërë gjithnjë ashtu si ajo kërkon. Një besnikëri që, në vitin 2009, shkaktoi gjithashtu një polemikë të jo shumë të zhurmshme. Jen shpenzoi 50,000 dollarë për ta sjellë Chris me vete në Londër në premierën e filmit Me & Marley. Tabloidët anglezë u treguan të pamëshirshëm me të, jo vetëm për shkak të shifrës marramendëse të harxhuar me krizën rreth e qark, por mbi të gjitha sepse në tapetin e kuq ai tregoi një pamje thjesht të zakonshme, që nuk i justifikonte paratë e shpenzuara: pra, me vijë në mes, flokë të drejtë me prerjen e zakonshme të shkallëzuar. Aq perfekt sa për të qenë, sidoqoftë, më i kopjuari.

Detaji i dytë beauti është ai që e bën Jennifer Aniston, Perennial të përsosur. 50 vjeç në një formë të shkëlqyer, me fytyrën që i shndrin dhe në një moshë kronologjike anagrafikisht të papërcaktueshme: «Mendoj se sot kujdesemi shumë më tepër për veten tonë. Po mësojmë më shumë rreth shëndetit tonë të brendshëm dhe kjo reflektohet edhe në shëndetin dhe bukurinë tonë të jashtme. Besoj se klisheja “oh Zoti im, ju jeni në një formë të shkëlqyeshme për moshën që keni” është një lloj paradigmë e vjetër që nuk ekziston më”, thotë ajo për Glamour UK.

Pranon se i është dhënë botoksit vetëm një herë, Jen është një fanse e trajtimeve jo-invazive të mjekësisë estetike. Kjo do të thotë, terapi që duhen bërë rregullisht dhe që të përmirësojnë, duke stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe zvogëluar linjat e imëta. Midis këtyre është oksigjenoterapia dhe mikrokorrenti, një teknologji elektro-rigjeneruese e patentuar për të mobilizuar jonet, duke shtuar energjinë e brendshme.

Për Jennifer Aniston beauty routine është një gjë serioze. Lajmi e fundit mbi këtë temë vjen nga një intervistë ekskluzive me Hollywoodlife nga facialisti i saj Toska Husted që zbuloi hapat themelorë për të ndjekur: spastrim të dyfishtë në stil korean, aplikimi i një locioni me acide frutash, me krem qark syve, pudër dhe krem për fytyrën (gjatë ditës me spf). Toska e përshkruan klienten e saj si një yll shumë e kujdesshme dhe e sjellshme.

Mbi të gjitha, mirësia është një formë glow që vjen nga brenda njëriut dhe i bën mirë lëkurës. Me rastin e premierës së The Morning Show, ajo ka folur në Glamour UK për tre beauty essencial të saj: kremin, lip balm-in e saj dhe një kondicioner leave./ Materiali është përgatitur nga stafi i GT

Ju gjithashtu mund të pëlqeni