Jennifer Lopez, kërcim alegro me një fustan të bardhë, stil Dirty Dancing
Këngëtarja ka postuar në Instagram një sekuencë fotografie në të cilat kërcen, e gëzuar, me një fustan të bardhë e valëzues për të dërguar një mesazh shprese në këtë moment të errët. Dhe ngjashmëria me Baby në filmin famoz të 1987 është befasues
Laura DANI – “Askush nuk mund ta vendosë Baby-n në qoshe”. As virusi, do të shtonim sot ne. Duke e parë mirë, në fakt, duket se ky është mesazhi, jo shumë i fshehur, që lexohet midis rreshtave dhe imazheve të postimit të fundit nga Jennifer Lopez.
Larg look-ut të saj të zakonshëm dhe hiper sensual, këngëtarja u shfaq para botës së instagramit nën një formë të re që, në shikim të parë, sjell ndër mend protagonisten e filmit të famshëm Dirty Dancing. Flokë kaçurrelë të lënë në gjendjen e tyre natyrale, një prerje që mezi prek shpatullat dhe ai fustan i bardhë i shkurtër, tullumbace, që shijon verën, rilindjen dhe dëshirën për të filluar përsëri.
Një veshje që artistja e vesh në postim për të çimentuar në një sekuencë kërcimesh në ajër, dhe për të cilën kemi gjetur disa propozime të ngjashme për të shfaqur – shpresojmë – gjatë verës.
Për kujtimet më pak të zbehura, ajo koreografi e hedhjeve ngjall në kujtesë “kapjen e engjëllit” të Baby me mjeshtrin Johnny Castle, të luajtur nga një Patrick Swayze i paharrueshëm në filmin e famshëm të vitit 1987. J Lo, në postimin e saj në instagram, nuk shkon aq shumë larg, por jemi të sigurt se rezultati do të kishte qenë i jashtëzakonshëm duke parë praninë e tij vullkanike nëpër skenat e gjysmës së botës.
Për më tepër, për të shoqëruar sekuencën festive të fotografive është një mesazh pozitiviteti, i përzier me shpresë, që arrin në një nga momentet e vështira për të gjithë botën. “Në periudha si kjo, kur është e thjeshtë të jesh e rënë shpirtërisht dhe moralisht, mendon se gjithçka shkon keq dhe nuk ke përgjigje për shumëçka … unë kam zakonin të mendoj për tre gjëra për të cilat ndihem mirënjohëse si kur hap sytë ashtu edhe në mbrëmje kur jam në shtrat dhe listoj me zë të lartë gjërat e mira që më ndodhën gjatë ditës. […]” shkruan Lopez.
Një recetë e shëndetshme pozitiviteti për të përballuar këtë epokë pasigurish dhe frikërash. Pa u rrëzuar. Por duke vallëzuar, duke shpresuar për një të ardhme më me dritë.