Jerrari, super-suv unik: gjysëm Jeep-gjysëm Ferrari
Edi DELIU – Një krijim origjinal, i përfunduar në fillimin e viteve Shtatëdhjetë, që ndoshta jo të gjithë e dinë
Suv i parë i Ferrari nuk ka qenë një puro kuq gjak, por në historinë e Shtëpisë së të Kuqes ekziston tashmë një tjetër, megjithëse jozyrtar, i cili u krijua në vitet Shtatëdhjetë. Bëhet fjalë për një automjet të krijuar ad hoc për William F. Bill Harrah, milioneri amerikan që krijoi Casinò Reno në Nevada dhe njëkohësisht një koleksionist makinash.
Në atë kohë, ai i kishte kërkuar Ferrarit që të krijonte një fuoristradë për të, një automjet që do ta përdorte për të shkuar në stanin e tij në mal. Por Shtëpia nga Maranello nuk pranoi dhe për këtë arësye Harrah vendosi të krijonte vetë një, pasi praktikisht kishte një ofiçinë ku mund të ndërtonte një makinë nga e para. Mekanikët e koleksionistit të pasur amerikan u vunë në punë dhe krijuan një makinë duke miksuar me profesionalizëm pjesët e një Ferrari 365 GT 2 + 2, prodhim i vitit 1969 dhe një Jeep Wagoneer, prodhim i vitit 1970.
Çfarë doli ishte i pari nga dy ekzemplarët e suv Jerrari, një automjet me rrota të larta e me cilësi mjaft të lartë. Emri ka mbetur në histori, unik në botë, makina, sigurisht, kishte karakteristika të diskutueshme, si përsa i përket mekanikës, ashtu edhe nga ana estetike. Pjesa më e madhe e pjesëve të trupit të automjetit, shasia, kutia e transferimit të sistemit 4 × 4, boshtet dhe frenat u morën nga Jeep. Ndërsa motori V12 4.4 karroceria ishin nga Ferrari.
Në 1971 ekipi i ekspertëve përfundoi hipersuv Jerrari, dora e fundit që iu ishte gërma J, në metal të shkëlqim, e krijuar nga një argjendar për rreth 4 orë pune, e cili u përdor për të krijuar emrin Jerrari. Për të personalizuar timonin dhe pultin, u lanë pjesët origjinale të Wagoneer, u përdorën një seri stemash me Cavallino, të cilat zbukuronin brendësinë e mjetit. Road & Track e testoi makinën dhe e vlerësoi atë jo plotësisht të qëndrueshme për shpejtësi të lartë, por mbresëlënëse ishin tërheqja e motorit dhe shpejtësia maksimale, e vlerësuar me 210 km/orë.
Por ky nuk ishte i vetmi Jerrari në histori, sepse disa vjet më vonë, në 1977, Harrah vendosi të ndërtojë një tjetër. Sidoqoftë, e para, u përdor realisht nga vetë manjati, por me një motor V8 made in USA, ndërsa i dyti u bë pjesë e Muzeut Kombëtar të Automjeteve në Reno. Gjurmët e makinës së parë ishin humbur derisa, në vitin 2008, koleksionisti gjerman Alex Lockmann (sipas Auto Motor und Sport) e bleu atë në eBay për vetëm 20.300 dollarë.