Jeta e re e Herrit dhe Meganit: Ja si i kalojnë ditët në Kanada
Sipas revistës “People”, dukët po shijojnë një ekzistencë shumë të qetë dhe fare pak mbretërore me joga, shëtitje me djalin Archie dhe qentë, si dhe shijimin e ushqimeve e përgatitura në grilat e vilës së tyre: “Por Harry është parë edhe i lodhur teksa blinte ushqime nëpër dyqanet e Vancouverit”
Kanë kaluar vetëm disa javë që kur Harry dhe Meghan çuditën botën me “divorcin” e tyre nga familja mbretërore. Pak ditë më parë, pas takimit të Sandringham me Mbretëreshën Elizabeth, Charles dhe William, menjëherë Harry u nis për në Kanada për t’u bashkuar me Meghan dhe Archie-n e vogël. Tani familja mund të shijojë jetën që ka dëshiruar gjithmonë. Por, si i kalojnë Dukët ditët e tyre? Pas fotove të para jozyrtare që tregojnë Meghanin plot buzëqeshje duke shëtitur me qentë dhe me djalin Archie në krahë, informacione të reja flasin për Harryn dhe gruan e tij – që pas Megxitit i kanë humbur të gjithë titujt mbretërorë – që po kalojnë një jetë shumë të qetë dhe fare pak mbretërore.
Së bashku kalojnë shumë kohë në vilën 14 milionë dollarëshe që David Foster dhe Katherine McPhee i kishin “kaluar” të për të kaluar gjashtë javët e pushimeve të Krishtëlindjes. Një ndërtesë luksoze në bregdetin e Vancouverit me pesë dhoma gjumi, tetë banjo, një viletë për të ftuarit dhe me dy plazhe private. “Ditët e tyre janë të qeta dhe çlodhëse”, tha një burim për People Magazine. “Bëjnë joga, shëtisin me të birin Archie dhe me qentë e tyre, ndërsa Meghan ‘vdes’ të gatuajë.”
Por mund të ndodhë që edhe të mërziten. Në fakt, “Harry është vërejtur ndonjëherë duke blerë ushqime nëpër dyqane të ndryshme”. Sapo moti të jetë më i ngrohtë, atëherë Meghan ka menduar të krijojë një lloj kopshti biologjik, nën gjurmët e asaj që ka krijuar Michelle Obama në Shtëpinë e Bardhë. Është fakt i njohur që ish-aktorja ka qenë gjithmonë tejet e dhënë pas shëndetit dhe kërkon që djali i saj të ketë një ushqim sa më natyral që të jetë e mundur.
Shkurt, ditët e reja të Sussexëve duken shumë të ndryshme nga ato të Londrës, familja duket më e relaksuar dhe më e lumtur: “Të jesh në mes të askundit rrethuar nga një peizazh i shkëlqyer është parajsë për ta”, tha një insajder pak ditë më parë. Dhe princi është vërtetë entuziast: “Më në fund ai ndjehet i qetë dhe i lirë. Ai nuk ka qenë kurrë më i lumtur”. Një lumturi së cilës, që tani, po i dallohet ndonjë krisje.
Ditët e fundit, Mirror ka zbuluar se Harry po e ndjen shumë mungesën e disa miqve të tij të dashur nga Londra, me të cilët është në kontakt të ngushtë falë WhatsApp-it. “Ai është duke përdorur aplikacionin e smartfonit të tij si kurrë më parë. Është shumë aktiv, shkëmben video dhe foto me miqtë më të afërt”.
Edhe lojtari i polos, Nacho Figueras, një shok i ngushtë i Harryt, në një intervistë për Abc News foli për dhimbjen e nipit të Elizabeth II pas lamtumirës me Familjen Mbretërore: “Ka vuajtur shumë për gjithçka që ndodhi. Dhe vazhdon të vuajë sepse njerëzit e gjykojnë atë”. Por dhimbja nuk do ta ndalojë atë: “Po flasim për një burrë që kërkon të mbrojë gruan dhe fëmijën e tij me çdo kusht. Harry dëshiron t’i japë djalit të tij një jetë normale”.
Materiali është përgatitur nga stafi i GT