GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Jeta e re e Mike Tyson: Tani kultivon marijuanë

53 vjeç dhe pas një jete plot peripeci, boksieri më i kqe në historinë e boksit është shndërruar në një sipërmarrës të suksesshëm. Në fermën e tij në Los Angeles ai kultifon (legalisht) marihuanë. “Dhe pij 40,000 dollarë në muaj”

Këtë herë kanibali nuk kafshoi veshin e askujt, por duke parë atë që pi duhet të ketë qetësinë e brendshme të një mjeshtri Zen. Këtë herë ish njeriu më i keq në botë ka gjetur një mënyrë për të fituar para, pa qenë e nevojshme të ngjitet në ndonjë ring dhe të shembë përtokë me grushtet e tij si varre ata që gjenden para tij. Këtë herë Mike Tyson – në jetën e tij të tretë, a të katërt – përbën lajm sepse është bërë një sipërmarrës i suksesshëm. Pra, lajmi: Tyson rrëfen në podcast-in e tij se ka filluar të kujtivojë marijuanë në fermën e tij në Los Angeles, California.

Gjendet atje – pak a shumë si një i burgosur – pas emergjencës Coronavirus. Duke folur për ortakun e tij, Eben Britton, një ish-futbollist, thotë: “Në një muaj, pimë rreth 40,000 dollarë marihuanë”. E ka marë me filozofi këtë situatë, aq sa që hedhur edhe një slogan që tashmë ka bërë xhiron e botës: «Stay home – Smoke – Wash your hands». Mbi të gjitha, pi. Sepse në Kaliforni përdorimi i barit për qëllim rekreativ është i ligjshëm.

53 vjeçar, “Iron Mike” nuk është më boksieri i cili në dekadën mes mesit të viteve ’80 dhe mesit të viteve ’90 ishte simbol i boksit më të egër, tani ai ka shpikur një mënyrë të re jetese. Tyson ishte një boksier i jashtëzakonshëm, mjaft teknik, por jashtëzakonisht i ashpër kur vendoste ta vinte kundërshtarin në litarë.

Që në moshën njëzet vjeçare ai ishte në fronin e peshave të rënda, për një periudhë në të cilën dukej me të vërtetë e pamposhtur. 46 ndeshje të fituara, nga të cilat 40 me KO, dhe vetëm tre humbje: numrat e karrierës së tij flasin vetë. Por përtej bishës që në ring nuk të linte asnjë rrugëdalje, ishte një burrë të brishtë, i tunduar nga veset, i paaftë për të vendosur marrëdhënie të qëndrueshme njerëzore, i varur nga shpërthimet e zemërimit – alkoolit, drogat, seksit, i burgosur për përdhunim, për dhunë familjare – me një tërbim vetëshkatërrues që nuk hasej në shumë prej kolegëve të tij që pasi u larguan nga ringu u përfshinë në jetën reale.

Mike u tërhoq zyrtarisht në 12 qershor 2005, pas një humbjeje kundër irlandezit Kevin McBride. Por ai tashmë kishte rreshtur së qeni Tyson për shumë vite. Kohët e fundit – pas lamtumirës – e kemi parë nëpër shumë kthesa ekzistenciale, të gjitha në kufirin midis pasurisë së rrënuar dhe mjerimit moral. Të rrënuar shpirtërisht, të mundur.

Një jetë e shënuar nga fati i keq, që në fëmijëri. Me babai që kurrë nuk e njohu, me nënën vazhdimisht të dehur, në geto ai gjeti strehën e munguar, ringun si një rrugë shpëtimi. Një jetë plot të kundërta, e skalitur nga dhimbja pas vdekjes tragjike të vajzës 4-vjeçare. Me shtatë fëmijë, tre gra, një tigër 250 kile – Kenia – si mik, ai thotë se ka fjetur me të për 16 vjet rresht.

Tani zbulojmë se në fermën e tij në Los Angeles ai zgjohet në agim, bredh nëpër terrenet e tij, vesh vajzat dhe ha mëngjes me to përpara se të shkojnë në shkollë, relaksohet me gruan e tij të tretë. Domethënë një jetë normale, po të mos ishte fakti se mbiemrin mund ta ketë ‘njëfarë’ Tyson dhe emrin Majk, Majk Tajson.

Ka hapur madje edhe një shkollë, “Tyson Growing School”, ku mësohet se si të rritet marihuana. Dhe së fundi: ka fituar madje edhe një parodi në “Simpsons”. Le ta pranojmë kështu, në pritje të transformimit tjetër.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni