Jo dhe aq inteligjencë

Bota e spiunëve-9/ CIA: armë absurde sekrete, taktika qesharake dhe misione “të pamundura”

Për të vënë me një lojë fjalësh, shumë operacione intelligenc (nga anglishtja, “spiunazhi”) nuk janë një shenjë intelligence (në anglisht, “zbulimi”). Përkundrazi: siç mendon Vince Houghton, kurator i International Spy Museum në Uashington dhe autor i studimit Nuking the moon, duket se të lindura “nga takimi midis shpikjes dhe dëshpërimit”. Në fakt, disa prej projekteve të konceptuara nga shërbimet sekrete, hierarkitë ushtarake apo shkencëtarët gjatë konfliktit të fundit botëror apo gjatë Luftës së Ftohtë, në përpjekje për të ruajtur epërsinë ose për të mbrojtur atdheun, shpesh rezultuan të jenë dështime të bujshme.

Projekti Habakkuk: anija e akullt

Një nga pengesat kryesore të aeroplanmbajtëseve është tendenca për t’u fundosur, nëse goditet. Kjo është arsyeja se pse në tetor 1942, Geoffrey Pyke, një shkencëtar pa asnjë eksperiencë ushtarake, i paraqiti komandës britanike një plan për të zgjidhur problemin: mjafton të ndërtohen anije akulli (që notojnë mbi ujë) duke i krijuar nga ajsbergët. Në dhjetor 1942 kryeministri Winston Churchill autorizoi projektin, por shpejt rezultoi që strukturat e akullit të disponueshme ishin ose jo mjaft të mëdha ose shumë të holla për të mbijetuar në kushtet e pafavorshme të motit. Për më tepër, akulli u tregua i pabesueshëm nën presion: ndonjëherë një bllok mbante një ngarkesë prej 22.5 kg për cm2, por thyhej me një peshë prej vetëm 4.9 kg për cm2.

– Shumë e rëndë

Bllokimi u kapërcye falë dy kimistëve nga Politeknikumi i Brooklyn: Hermann Mark dhe Peter Hohenstein zbuluan, se po të futet 15% tul druri (tallash) në akull përmirësohen vetitë mekanike të mbartësit. Kishte lindur pykrete: një material lundrues në gjendje për t’i rezistuar si goditjeve çekan ashtu dhe plumbave, i prodhuar në fshehtësi në pjesën e prapme të një depoje mishi të ngrirë në Londër. Pas “stress testeve” të zakonshme, u eksperimentua në dy liqenet e Jasper National Park në provincën e Albertës (Kanada) ku në korrik temperaturat e ujrave arrijnë në 21°C. Lajmi i mirë ishte se të shtënat e pushkës nuk kishte asnjë efekt mbi pykrete, ndërsa lajmi i keq ishte se për t’i bërë ballë bombave, trashësia e trupit të një aeroplanmbajtëseje duhej të ishte 10 metra, për një total prej 1.7 milion tonësh pykrete për çdo njësi. Kostoja e një anijeje, pra, ishte më e lartë se ajo e prodhimit të të gjithë flotës konvencionale. Kështu ndodhi që misioni të lihej mënjanë: jo gjithmonë fitorja mund të arrihet me çdo kusht.

Ndaloni Kastron!

Më 17 Prill 1961, me mbështetjen e SHBA-ve, 1,400 mërgimtarë kubanezë zbarkuan në Gjirin e Derrave për të përmbysur regjimin e Kastros dhe të gjithë u vranë ose u kapën. Dështimi ishte e tillë saqë John F. Kennedy shkarkoi të gjithë zinxhirin drejtues të CIA-s, duke i kërkuar aviacionit, domethënë gjeneralit Edward Lansdale, sugjerime për të hequr qafe Líder Máximon. Në propozimet e bëra pati goxha imagjinatë: në përpjekjet për të krijuar “trazira dhe përçarje”, pilotët amerikanë duhet të hidhnin nga ajri në ishull qindra bileta ajrore vetëm për shkuarje për në Mexico City apo Karakas. Ndërkaq, një tjetër ide ishte bllokimi i furnizimeve sovjetike, prej të cilave varej Kuba, apo të simulohej një sulm ndaj bazës amerikane në Guantanamo, për të justifikuar një ndërhyrje të detyrueshme amerikane me forcë. Kennedy i tha jo të gjitha këtyre ideve.

Por një vit më vonë, ndër 638 përpjekjet amerikane për të vrarë Kastron, të deklaruara nga ish shefi i kundërzbulimit kubanez Fabian Escalante, do të dallohej një mision, i miratuar nga Uashingtoni, më i çmendur se i pamundur. Félix Rodríguez, një mërgimtar kubanez i stërvitur në Amerikën Qendrore, supozohej të kalonte brenda natës nga një barkë amerikane në një kubaneze, të qëllonte mbi Kastron dhe të zhdukej. Por Rodríguez i padukshëm nuk ishte, edhe sepse, dy herë, në vend të një anije anonime peshkimi, ai ishte nisur me një jaht luksoz, në pronësi të Sargent Shriver, kunatit të Kennedy dhe themelues i Korpusit të Paqes. Le të themi se aksioni nuk ia doli mbanë pasi anija kubane nuk u shfaq kurrë. Dhe, së fundmi, fakti që në përpjekjen e tretë anija pati një problem mekanik nuk luajti në favor të amerikanëve. Kësisoj, mbi operacion ra një vello turpi dhe ai u ndërpre.

– Mbërrin CIA

Më 1967 ishte CIA ajo që përgatiti një “raport të ri mbi komplotet për të vrarë Fidel Kastron”: ishte menduar t’i inhalonin substanca psikotrope që ai t’i merrte teksa mbushej me frymë ndërsa fliste në radio, duke i helmuar purot e tij ose kostumin e zhytjes (Kastro e kishte shumë qejf zhytjen nën ujë) me toksinë botulinum apo me bakter tuberkulozi. Pasi dështuan përpjekjet për të bojkotuar Kubën, CIA u përqendrua në Bolivi ku dërgoi një ekip të drejtuar gjithnjë nga Felix Rodríguez. Qëllimi? Kapjen e Ernesto Che Guevarës, i cili, në foton e fundit kur ishte i gjallë, ishte pikërisht afër Rodríguezit.

Armiku na dëgjon

Me sa duket çdo ambasadë në botë mirëprit, në cilësinë e nëpunësve, edhe një numër të mirë spiunësh. Përgjimi i bisedave që zhvillohen nëpër këto bastione të diplomacisë ka qenë gjithmonë shumë i kërkuar. Rusët ia dolën të siguronin një kanal përgjues të privilegjuar në gusht të vitit 1945, kur një delegacion i Pionierëve (ekuivalenti sovjetik i boyscouts) i dhuroi ambasadorit amerikan në Moskë, W. Averell Harriman, një pllakatë për të përkujtuar bashkëpunimin midis dy superfuqive në kohën e luftës. Diplomati e vari atë në studion e tij, pa kuptuar se brenda saj kishte një përgjues, falë së cilës rusët përgjuan të gjitha bisedimet diplomatike deri në 1952.

Më 1984, amerikanët gjetën edhe 40 përgjues të tjerë të fshehur në ambasadë (deri edhe në makinat e shkrimit të përdorura nga diplomatët që nga 1982). Ndaj, më 1989, me një investim prej 240 milion dollarësh, ambasada Amerikane në Moskë u shkatërrua dhe u rindërtua nga e para.

– Në fund të tunelit

Jo se amerikanët ishin më të paktë: në fund të viteve ’70 mori jetë operacioni Monopol, i quajtur kështu sepse bazohej në blerjen e një numri shtëpish në Uashington, nën të cilat do të gërmohej një tunel deri në numrin 2,650 të Wisconsin Avenue: ambasada ruse. Mëkat që, pa një hartë të ndërtesës, askush nuk e dinte saktësisht se ku do të çonte tuneli. Gjithçka mori fund kur një agjent i dyfishtë i lajmëroi rusët: Amerikanët nxituan të vulosnin vrimën, për të mos rrezikuar që armiqtë ta përdornin kundër tyre. Dhe sovjetikët deklaruan se nëse do të gjenin tunelin, do ta shndërronin në një sauna.

Duhet një cunam

Më 11 Mars 2011, Japonia u godit nga një cunami që shkaktoi rreth 30 mijë viktima, midis të vdekurve dhe të zhdukurve. Ajo që atëherë ngjau me një tragjedi, më 1944 u shfaq si një mundësi: me atë të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore falë tsunamit të shkaktuar nga shpërthimet e shënjestruara. Filloi kështu Operacioni Seal (“vula”), i konceptuar nga komandanti i marinës EA Gibson, i cili më 6 qershor 1944 filloi një seri eksperimentesh në Gjirin e Haurakit, në Zelandën e Re. 3,600 ngarkesa me eksplozivë me fuqi të ndryshme, por që rezultuan të gjitha jo efikase në shkaktimin e dallgëve të dëshiruara. Por falë eksperimenteve në terren, ekspertët kuptuan se ishte më e rëndësishme thellësia e shpërthimit sesa fuqia e bombës: faktikisht sa më shumë shpërthimi kishte në sipërfaqe, aq më shumë valë prodhoheshin. Ishte koha e duhur për të përsosur idenë, por SHBA vendosn të vlerësonin impaktin e një inovacioni tjetër të provuar më 25 korrik 1946 në Bikini, Ishujt Marshall: bombën atomike. Kur bomba shpërtheu nën ujë, për të provuar hipotezat e projektit Seal, rezultoi që as një bombë atomike nuk mund të prodhonte një cunami. Megjithatë ideja ka mbijetuar deri në kohët e fundit.

– Me gjelbërim të përjetshëm

Sipas një publikimi izraelit të vitit 2015, nëse lejohet të zhvillojë armë bërthamore, Irani do të synojë të shpërthejë një bombë në Mesdhe për të zhdukur të gjithë Izraelin. Në vitin 2018 Vladimir Putin njoftoi dronë të rinj të padukshëm nënujorë të pajisur me koka nukleare prej 50 megatonësh, forca e të cilave “më në fund” do të ishte e barabartë me një tsunami në 2011. I pyetur në lidhje me mundësinë e shkaktimit të një cunami me këtë bombë të fuqishme, ekspertët e Lawrence Livermore National Laboratori, departamenti Amerikan i Energjisë, e kanë vlerësuar thjesht një harxhim idiot të një arme të mirë.

Rrebesh lakuriqësh

Në vitet 1960, edhe macja u identifikua si një mjet i mundshëm spiunazhi. Të padyshuar, të heshtur, felinët i ishin dukur CIA-s si bartësit idealë i mikroçipëve transmetuas të fshehtë. Por me një zakon të keq: atë të lëvizjes në autonomi të plotë.

Kështu, pas një operacioni delikat për të futur një transmetues radio në bazën e kafkës së kafshës së përzgjedhur, ekspertët duhej t’i stërvitnin ato për muaj e muaj të tërë për t’i dërguar atje ku u kërkohej. Por në ditën fatale të operacionit Acoustic Kitty, macja kavje, pasi lëvizi saktësisht në drejtimin e planifikuar, kaloi rrugën dhe u shtyp nga një taksi.

– Bumerang

Nuk shkoi më mirë as me lakuriqët e natës, që shërbimeve iu kishte rënë në kokë për t’i stërvitur që të fluturonin mbi shtëpitë japoneze për të vrarë banorët. Ideja ishte “pajiska” e zogjve me një bombë zjarrvënëve napalmi (një substancë me bazë nafte e përzier me një agjent xhelatinoz) që ngjitet në objekte dhe i djeg ato.

Rezultati i provës së parë (maj ’43) i kryer në shkretëtirën Mojave ishte një dështim i vërtetë: 35 mijë lakuriqë të vënë në gjumë u ngarkuan në një bombardues B52. Të lëshuar në 1,500 metra, ata u përplasën ende të ngrirë në tokë. Në provën pasardhëse disa u zgjuan dhe goditën shënjestrën, një fshat i rremë. Ndërsa të tjerët u rikthyen në hangarin e nisjes, i cili, së bashku me zyrat dhe kullën e kontrollit, u dogj tërësisht nën sytë e ushtarakëve amerikane. Faza e tretë në program, me eksplozivë edhe më të fuqishëm, u braktis në 1944, me asgjë të bërë, përveç shpenzimeve prej 2 milion dollarësh (rreth 30 sot).

Vijon nga pjesa e tetë/

FUND

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.