GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Jo vetëm Brad Pitt: Kur yjet bëjnë humor apo rrëfehen në tapetin e kuq

E nëse aktori i famshëm ka përfituar nga Sag Awards të fundit për të bërë batuta mbi statusin e tij si single, të tjerë celeb nga skena kanë ngashëryer botën duke zbuluar sekretet e tyre. Si Jodie Foster, që në 2013 në Golden Globe foli për herë të parë për homoseksualitetin e saj

Yjet e Hollivudit arrijnë të na bëjnë të qeshim dhe të na ngashërejnë në skenë, ku interpretojnë një rol, por ndonjëherë edhe kur janë plotësisht vetvetja. Ndodh për shembull kur, pasi marrin një çmim, gjatë fjalimit të falenderimit. Siç ndodhi ditët e shkuara në Sag Awards 2020. aty, më i ‘tërbuari’ ishte Brad Pitt, fitues i aktorit më të mirë mbështetës për Once Upon a Time … a Hollywood. Aktori i madh jo vetëm që u tall me Quentin Tarantino, një fetist i njohur i këmbëve, duke falënderuar “këmbët e Margot Robbie, këmbët e Margaret Qualley, këmbët e Dakota Fanning”, por edhe duke bërë shaka për statusin e tij si single: “Më duhet të shtoj fitore në profilin tim Tinder!».

Edhe një javë më parë, në Golden Globe 2020, 56-vjeçari kishte bërë shaka për jetën e tij sentimentale dhe flakët e panumërta dashurore që i janë atribuar atij nga gossipet që kur u nda me Angelina Jolie: “Unë erdha vetëm. Desha të sillja nënën time, por nuk munda, sepse thonë se ka një marrëdhënie me çdo person që është pranë meje. Do të kishte qenë e sikletshme”.

Në raste të tjera, Pitt ka përfituar nga tapeti i kuq për të trajtuar tema edhe më delikate. Për shembull, në gala e Annual Awards të National Board of Review i rrëfeu publikut për herë të parë se kishte qenë shoku i tij Bradley Cooper ai që e ndihmoi të dilte nga varësia e alkoolit: “Jam bërë i kthjellët falë këtij djali, dhe që atëherë çdo ditë është më e lumtur”. “Të dua fort”, shtoi ai nga skena, para se të shtrëngonte Cooperin në një përqafim të gjatë dhe të ngrohtë.

Ndërsa Charlize Theron, nga skena e Golden Globe 2020, është rikthyer të flasë për dashurinë e saj të fëmijërisë, për Tom Hanks. “Tetë vjeçe, kur jetoja në Afrikën e Jugut, kisha tre gjëra nga të cilat nuk ndahesha kurrë: pantofla e baletit, kukulla ime dhe videokaseta e Splash – Një sirenë në Manhattan. E kam parë filmin aq shumë herë sa u në fund u thye. Ishte një liqen në fermën time, dhe imagjinoja që Tom Hanks (protagonisti i filmit) do të dilte prej andej dhe do të më çonte në Manhattan. Isha e fiksuar pas Tom Hanks. Ylli, megjithatë, është i martuar lumturisht me Rita Wilson që nga viti 1988. Dhe në Sag Aëards 2020 zbuloi takimin e tyre tipik të një dashurie noturne: “I veshur me kostum sportiv, një film i mirë në DVD dhe ajo që në një moment më thotë: “Zemër, do të më përgatisësh një Martini? Në atë moment e kuptoj që do të jetë një natë e shkëlqyeshme”.

Lista e rrëfimeve në tapetin e kuq është e gjatë. Lady Gaga, në tetor 2018, me rastin e Elle Annual Women në Hollywood Celebration i preku të gjithë duke ritreguar e mbuluar nga lotët makthin e përdhunimit të përjetuar kur ishte vajzë: “Pasi u dhunova 19 vjeçe, unë ndryshova përgjithmonë. Një pjesë e imja u shua për shumë vite. Nuk i kam thënë askujt. Mundohesha t’ia shmangja edhe vetë vetes sime. Ndjehem e turpëruar edhe sot që jam përpara jush. Më vjen turp për atë që më ndodhi. Kam ende ditë kur mendoj se ishte një dështim i imi”. Edhe Jodie Foster në 2013-ën ngashëreu botën. Duke folur për herë të parë haptazi dhe me delikatesë për jetën e tij private. Kur në skenën e Golden Globe mori çmimin Cecil B. DeMille të karrierës, aktorja falënderoi ish-partneren e saj, producenten Cydney Bernard, me të cilën ka qenë e lidhur për njëzet vjet dhe me të cilin kishte dy fëmijë (prezent në sallë): “Unë nuk mund të qëndroja këtu kurrë, pa përkrahjen e njërës nga dashuritë më të thella të jetës sime. Bashkë-prinde heroike me mua, ish-partnerja ime në dashuri dhe motra e shpirtit tim për gjithë jetën”.

Ndërsa në skenën e Espy Awards, në vitin 2015, ish-fituesi i medaljeve të arta olimpike dekatlon Bruce Jenner, babai i Kendall dhe Kylie dhe njerku i Kim Kardashian, i shndërruar në grua me emrin Caitlyn, duke marrë një çmim për guxim, tregoi për herë të parë në publik historinë, duke falënderuar familjarët që u mblodhën për ta mbështetur dhe festuar dhe i kërkoi botës që t’i respektojë ata që janë “të ndryshëm”: “Kudo në botë, edhe në këtë moment, ka të rinj që duhet të bëjnë llogaritë me të qenit transgjinor. Po mësojnë se janë të ndryshëm dhe duhet të gjejnë një mënyrë për ta pranuar atë. Ata bullizohen, rrihen, ndonjëherë vriten apo kryejnë vetëvrasje. Ideja që dua të promovoj është e thjeshtë: njerëzit duhet të pranohen për ata që janë”.

Materiali është përgatitur nga stafi i GT

You might also like