GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

John Travolta përkujton djalin e tij Jett, i cili sot do të ishte 28 vjeç: “Të duam shumë”

Laura DANI – Aktori dhe bashkëshortja e tij Kelly Preston kanë postuan disa foto prekëse në Instagram për të kujtuar djalin më të madh Jett, i cili vdiq njëmbëdhjetë vjet më parë, në ditën që do të kishte qenë ditëlindja e tij e 28-të

“Gëzuar ditëlindjen Jetty, të duam shumë”. John Travolta, me një postim në Instagram ka dashur të kujtojë djalin e tij Jett, i cili vdiq në moshën 17 vjeç, më 2 janar 2009, ditën që do të kishte qenë ditëlindja e tij e 28-të. Fjalët u shoqëron një imazh prekës, në të cilin babai dhe djali buzëqeshin duke parë njëri-tjetrin në sy.

Edhe gruaja e Travoltës, aktorja Kelly Preston, gjithashtu ka dashur të nderojë të birin, duke e kujtuar me një imazh në të cilin ata përqafoheshin fort në sfondin e maleve të mbuluara nga dëbora, e shoqëruar nga dedikimin “Gëzuar ditëlindjen Jetty i ëmbël, të adhurojmë”.

View this post on Instagram

Happy Birthday Jetty! We love you! ❤️

A post shared by John Travolta (@johntravolta) on

Edhe pse ende nuk krejtësisht të qarta shkaqet e vdekjes së Jett, djaloshi me autizëm dyshohet se vdiq në dhomën e Old Bahama Bay Hotels në Bahamas, ku ishte për pushime me prindërit e tij, pas një ataku epileptik që e kishte bërë të përplaste kokën kundër vaskës së banjës. Në atë kohë, dy yjet e Hollivudit u akuzuan nga mediat se nuk i kishin dhënë Jett trajtimet e nevojshme: të dy janë në fakt ndjekës të Scientology, që i referohet mënyrave të veçanta të trajtimit të sëmundjeve.

Përveç Jett, John Travolta dhe Kelly Preston kishin edhe një vajzë tjetër, Ella Bleu, e cila tani është 20 vjeç, ndërsa pak më shumë se një vit pas vdekjes së djalit çifti u bë me një djalë tjetër, Benjamin i cili tani është 9 vjeç. Por vdekja e Jett është një dhimbje e tmerrshme. Travolta, duke folur për median Us Weekly disa kohë më parë, e pranoi: “Është shumë e dhimbshme të humbasësh dikë që ke parë të rritet çdo ditë. Dikë të cilit i ke mësuar të flasë dhe të ecë. Dikë të cilit i kë treguar se si të dojë. Është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë kujtdo. Djali im më ka dhënë shumë gëzim. Ishte gjithçkaja ime. Më ka mësuar se si të dua pa kushte”.

Që kur iu vdiq djali, aktori dhe gruaja e tij nuk e kanë harruar kurrë, në ditën e lindjes së tij, t’i dedikojnë homazhe prekëse përmes rrjeteve sociale. Një javë më parë Kelly ndau edhe një foto familjare me Jette dhe vajzën Ella Bleu: “Kam një vend të veçantë në zemrën time për njerëzit me autizëm dhe nevoja të veçanta. Dhe i dërgoj dashuri disa prej njerëzve të mi më të preferuar në botë. Djali im Jetty ishte një nga shpirtrat më të gëzuar dhe të mrekullueshëm që mund të takonim. Duajini të gjithë ata që vuajnë nga autizmi dhe kanë nevoja të veçanta në të gjithë botën”.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More