Johnny Depp zbarkon në Instagram: ja fotoja e parë (që është plot me like)
Laura DANI – Aktori ka mbërritur në Instagram dhe ka publikuar një foto që në një kohë të shkurtër u mbush plot like. Dhe me follower: 176 mijë në 15 minutat e para. Fansat mezi presin për të zbuluar se çfarë ka në mendje
Gossip-ët kishin dalë prej ditësh mes fansave të aktorit, dhe sot nuk ka më dyshime, ish Pirati i Karaibeve, Johnny Depp, ka zbarkuar zyrtarisht në Instagram me një llogari zyrtare, e cila brenda një kohe të shkurtër u mbush me follower, plot 176 mijë në 15 minutat e para. Dep, që në përshkrim e quan veten si një “aktor të rastit”, bëri debutimin e tij të parë me një imazh krejtësisht të bardhë, dhe disa orë më vonë me një foto që e tregon të ulur para një tryeze plot me qirinj: “Përshëndetje të gjithëve, jam duke filmuar diçka për ju tani, më jep një minutë”.
Se çfarë, të paktën për momentin, ende nuk dihet.
E sigurt është se ardhja në rrjetin social më të përdorur për momentin ishte një surprizë e vërtetë për shumë njerëz, sepse deri në këtë moment Depp e kishte mbajtur atë larg vetes. Rreth e rrotull, ekzistojnë shumë account fake në emrin e tij dhe sipas disa zërave të pakonfirmuar, arsyeja e kësaj surprize të vogël mund të jetë edhe kjo. Sidoqoftë, kohët e fundit, ka pasur shumë surpriza nga ana e tij. Zbulesa e fundit, por vetëm sipas rendit kohor, ka të bëjë me një lajm e një gishti të prerë nga ish-gruaja Amber Heard, i dalë jasht gjatë procesit gjyqësor ku ata janë kundër njëri-tjetrit.
Heard, sipas audios së depozituar në gjykatë, dyshohet se preu pjesën e fundit të gishtit me copat e një shishe. Por nuk ka ende asgjë të qartë, as përfundimtare.
Padyshim bëhet fjalë për një histori tortururse, me konture ende të qarta, edhe nëse në fillim gjithçka dukej si një përrallë. Red carpet-ët e parë të kapur dorë për dore, pastaj dasma, në 2015, që mori fund vetëm dy vjet më vonë. Ajo, me fytyrën e saj të mbuluar me hematoma, e kishte akuzuar atë për dhunë shtëpiake, ai gjithmonë i kishte kthyer pas akuzat, i mbështetur nga fëmijët e tij, nga ishi i tij, Vanessa Paradis dhe Winona Ryder. Dhe ishte pikërisht nga një fan account i aktores, e lidhur me Johnny nga 1990 në 1993, nga doli lajmi për mbërrithen e Jack Sparrow në Instagram. Kush e di çfarë do bëjë!?