Ju, që prodhuat dhe shpërndatë këtë helm, ju falenderoj, që nuk përfshitë edhe femijët në këtë histori
Sokol TEHRATI
Sot kur situata është vërtetë dramatike dhe kaotike, unë, banori i vogël i këtij planeti, desha të bëj një dedikim.
Zotërinj!
Ju, që prodhuat dhe shpërndate këtë helm, ju falënderoj, që në vepriminë tuaj, nuk u treguat aq kanibalë, sa të përfshinit edhe fëmijët në këtë histori.
Ju falënderoj, sepse pavarësisht gjithshkaje, ju, me ose pa dashje, vendosët sot drejtësinë sociale në mbare globin.
Sot, si ai që mbledh mbeturina në kazanë për të jetuar, si supermiliarderët, janë njësoj. Bile këta të fundit kanë marrë shumë letra higjenike, sepse dhjesin në brekë nga frika, orë e çast!
Kjo është vërtetë falënderuese!
Ju zotërinj, prodhues dhe shpërndarës të koronës, i treguat këtyre maskarenjve, se sa qesharakë jemi ne njerezit, që harxhojme triliona dollarë, për bomba atomike e gjithçka tjetër! Pse?
Për të vrare njëri -tjetrin.
Në këtë mision, na erdhët në ndihmë ju, duke na vrarë, pa harxhuar asnjë dollarë.
Tani! Ju falënderoj vërtet, sepse pastruat qiejt e botës nga smogu i tmerrshëm, që e krijojmë vetë ne qeniet e pangopura dhe idiote, për të vrarë veten me kancer dhe dhjetra lloje sëmundjesh të mushkrive! Ju menduat dhe shpikët një prej tyre, për të mbaruar punë shpejt me mushkeritë tona.
Së fundmi! Si shqiptar, ju falënderoj vërtetë, që nuk e spërkatët vendin tim, nuk e di përse, pavarësisht se unë kam një Kryeministër arrogant dhe gjithollog, që i la dyert hapur, në porte, aeroporte dhe në rrugë tokësore nga erdhi derri dhe dosa! Tani që i la jashte të gjitha, na thote në të rrimë brenda për faj të tij, jo tuajin!
Së fundmi!
Ju që prodhuat virusin, keni edhe vaksinën!
Boll i torturuat këto qenie idiote që mendojnë si të vrasin njeri-tjetrin dhe planetin tonë të përbashkët!
Besoj se kanë vënë mend!