Juria e Madhe inkriminon Donald Trump për rastin Stormy Daniels: është hera e parë për një ish-president të SHBA
Donald Trump është paditur nga Juria e Madhe për rastin e pagesës së pornostarit Stormy Daniels: është i pari ish president SHBA që inkriminohet
Donald Trump është inkriminuar nga Juria e Nadhe në Manhattan për pagesën e pornostarit Stormy Daniels. Tycoon është ish presidenti i parë në historinë e SHBA-së që inkriminohet.
Vendimi u raportua nga New York Times, që ka zbuluar se shpallja zyrtare e inkriminimit mund të vijë ditët në vijim. Deri atëherë, magjistratët e zyrës së prokurorit të Manhatanit, Alvin Bragg, do t’i kërkojnë ish presidentit të dorëzohet, për të kundërshtuar akuzat që ende nuk janë bërë zyrtarisht të ditura.
Sipas procedurës, Trumpit do t’i lexohen të drejtat, pastaj do t’i merren shenjat e gishtave dhe do t’i bëhet një fotografi sinjaletike. Ka mundësi që ish presidenti edhe të prangoset.
Ish avokati i tij Michael Cohen komenton kështu: “Akuza e sotme është vetëm fillimi. Është hera e parë që një ish president inkriminohet, por të mos harrojmë se në këtë Vend je i pafajshëm derisa të “provohesh” fajtor”.
Trump i habitur nga inkriminimi
Sipas asaj që ka dalë, ish presidenti amerikan do të ishte befasuar nga inkriminimi i mbërritur nga Juria e Madhe amerikane.
Lajmi mbërriti teksa Donald Trump ishte në rezidencën e tij në Mar-a-Lago dhe tycoon ishte befasuar dhe nuk priste asnjë vendim të Jurisë së Madhe deri në fund të prillit.
Rasti Stormy Daniels dhe jo vetëm
Autoritetet e Manhatanit po hetojnë mbi pagesën prej 150 mijë dollarësh që Donald Trump bëri për pornostarin Stormy Daniels, e cila pati thënë se ka patur një lidhje me ish presidentin.
Por nga hetimet, siç raportohet nga Wall Street Journal duke cituar disa burime, prokuroria i ka pyetur dëshmitarët e paraqitur përpara Jurisë e Madhe edhe për pagesën e Karen McDougal, një lepurushe Playboy 1998, që ka pretenduar se ka patur një lidhje 10-mujore me Trumpin më 2006.
Çështja e McDougal doli fuqishëm gjatë fushatës së 2016 edhe falë një regjistrimi audio në të cilin Trump diskutonte me avokatin e tij Michael Cohen për pagesën e ish lepurushes së Playboy, që pretendonte se ka patur një lidhje me Trump nga 2006 deri më 2007, kur Melania ishte shtatzënë dhe solli në jetë Barron Trump.
Në audio dëgjohej ish-presidenti duke i thënë të paghej me para në dorë për të blerë të drejtat e historisë së saj, në mënyrë që të shmangte një skandal seksual të mundshëm që do të kishte kërcënuar kandidimin e tij për në Shtëpinë e Bardhë.
Përgatiti për gazetatjeter.com, Dardan MITROVICA