Justin Bieber dhe Hailey Baldwin: Pashka është dashuri
LAura DANI – Çifti, që po kalon periudhën e “social distancing” për shkak të pandemisë, në Kanada, shfaqet gjithnjë e më i bashkuar
Është një Pashkë gjithë përkëdheli dhe puthje ajo e Justin Bieber, 26 vjeç, dhe Hailey Baldwin, 23. Çifti, i martuar që nga shtatori i kaluar, po kalon javët e izolimit të imponuara nga pandemia koronavirus në Kanada. Me imazhe të ndryshme, të shpërndara në profilet e tyre përkatëse në Instagram ata treguan ditën e tyre speciale të Pashkëve.
“Love u babe”, është përgjigja e Justin Bieber përkrah kolazhit të puthjeve dhe buzëqeshjeve të publikuara nga gruaja e tij.
Në stories e profilit të saj, Hailey ka ndarë më pas detaje nga dreka e tyre, pamja e liqenit, e ndjekur nga relaksi i shtrirë në parkun e tyre duke dëgjuar muzikë.
Nga pamjet e para të bashkimit të tyre, janë të pakta herët që Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë dukur të largët. Siç ka shkruar vetë Bieber pak ditë më parë në mediat sociale, çifti është vërtet i lumtur. “Kjo vajzë më bën të buzëqesh”, ka komentuar popstari kanadez pranë një serie fotografish në të cilat burrë e grua janë shtrirë në divan dhe po qeshin së bashku.
Pak më shumë se një muaj më parë, me rastin e ditëlindjes së 26-të të të shoqit, në 1 Mars, Hailey Baldwin ka kujtuar nëpërmjet një postimi, që është një deklaratë dashurie, se sa e fortë është lidhja e tyre. “Gëzuar ditëlindjen mikut tim më të mirë, të faleminderit që më ke dhënë dhe prapë më jep sërish buzëqeshje në fytyrën time çdo ditë. Të dashuroj”, ka shkruar modelja, duke publikuar më pas disa imazhe nga festa e ditëlindjes pranë pishinës dhe shumë private. Përgjigja e Bieber? “Je ti dhurata ime e ditëlindjes, bubba”, duke publikuar nga ana e tij një foto të mbrëmjes së kaluar së bashku me gruan e tij.
Për të kurorëzuar gjithë këtë dashuri, duket se mungon vetëm një fëmijë. Dhe, edhe ai mund të vijë. Gjatë muajve të fundit Bieber ka thënë disa herë se dëshiron të ngrejë një familje, duke shtuar edhe se në fund të turneut të tij të ardhshëm do të ishte fantastike të kishte një fëmijë. Por fjala e fundit i takon të shoqes, siç theksoi popstari it në sallonin televizive të Ellen DeGeneres. ” Do të vendosë Hailey, trupi është i saj.”