Justin dhe Hailey Bieber me rezidencë të re, në Beverly Hills

Shtëpia Bieber vlen 25.8 milion dollarë dhe është më shumë se një mijë metra katrorë në kodrat me kodin postar më ekskluziv në botë: 90210
Nga ana tjetër e rrugës jeton Magic Johnson. Në të njëjtën zonë janë Sofia Vergara, Sylvester Stallone, Eddie Murphy, Rod Stewart dhe Denzel Washington. Janë fqinjët e rinj të Justin dhe Hailey Bieber të cilët sapo kanë blerë një shtëpi të re, edhe pse termi duket paksa si reduktiv, në Beverly Park, një lagje e mbyllur, në Beverly Hillsin ekskluziv.
Këngëtari dhe modelja, sipas portalit TMZ, kanë edhe disa shtëpi të tjera në Los Angeles, por ky është padyshim një hap përpara në klasifikumin e vilave të super të pasurve.
Shtëpia ka një vlerë prej 25.8 milion dollarë dhe është më shumë se një mijë metra katrorë në kodrat me kodin postar më ekskluziv në botë: 90210.
Vila ka shtatë dhoma gjumi dhe dhjetë banja dhe është e vendosur në një pronë prej mbi 10.100 metra katrorë. Biblioteka hapet në kopsht dhe kuzhina është e denjë për një chef. Ka një palestër të brendshme, një sallë kinema, një pishinë (padyshim) dhe një fushë tenisi. Dhoma gjumi të çiftit ka oborrin e vet. Në kopsht ka një liqen dhe një shëtitore në natyrë.
Vetëm një vit e gjysmë më parë, Biebers blenë një pronë, në Beverly Hills, me pesë dhoma gjumi dhe shtatë banjo me një shumë prej 8,5 milion dollarësh. Por shpejt ndienë nevojën për më shumë hapësirë. Shtëpia e re u ndërtua në fund të viteve tetëdhjetë dhe u modernizua kohët e fundit nga pronari i fundit i cili e nxorri në treg fillimisht me një shifër prej 42 milionësh e cila më pas u ul.