GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Kamala Harris zëvendëse: Biden dorëzohet para politically correct

Çfarë mund të bënte kandidati demokrat në zgjedhjet e rradhës presidenciale Joe Biden për të maksimizuar mbështetjen e manifestimeve anti-raciste të Black Lives Matter? Zgjedhjen më të thjeshtë dhe njëkohësisht më të natyrshme në botë: të zgjidhte si zëvendëse senatoren e Kalifornisë, Kamala Harris, gruan e parë afro-amerikane kandidate për zëvendëspresidencën e Shteteve të Bashkuara.

Zgjedhje e parashikueshme që e bën Bidenin t’i shkelë syrin krahut më “liberal” të Partisë Demokratike, edhe pse – dhe ky është një rrezik i madh – ajo vjen nga një shtet ultra progresist si Kalifornia, tradicionalisht “jo në ekuilibër” (swing states) që, pa shumë befasi, do të votojnë masivisht për Joe Biden në nëntor.

Ekziston, sidoqoftë, dyshimi se Kamala Harris nuk u zgjodh për kompetencën apo popullaritetin e saj: nuk mund të harrohet në fakt fushata e saj e dështuar në primaret e fundit të dem (Democratic Party) që detyruan senatoren të tërhiqte kandidaturën e saj presidenciale në 3 dhjetor 2019.

Zgjedhja e detyruar e Joe Biden

“Jemi në një betejë për shpirtin e këtij kombi. Por është një betejë që së bashku mund ta fitojmë”, ka tuituar orët e kaluara neo kandidatja për zëvendëspresidencën. Por, dyshimi, më shumë se i ligjshëm, është se Kamala Harris u zgjodh për një çështje identitare dhe racore: ndryshe pse të mos zgjudhej shumë më popullorja dhe agresivja Elizabeth Warren, nëse vërtetë kërkohej një grua?

Harris ka lindur në Oakland, me nënën indo-amerikane që emigroi nga Chennai dhe babain me prejardhje xhamajkane: pikërisht këtu është edhe përgjigjja, tek origjina e saj. Asgjë për t’u kundërshtuar në kurrikulumin e saj të lakmueshëm, por në këtë rast kemi të bëjmë me ngjyrën e lëkurës, ajo që ka më shumë rëndësi dhe kjo është arsyeja pse ajo u zgjodh nga Biden.

Jo aftësia, jo konsensusi: shkoi ekzaktësisht ashtu siç duhej të shkonte, sipas skemave të paravendosura të politically correct. Ajo është gruaja me ngjyrë me origjinë aziatike kundër mashkullit të bardhë Donald Trump dhe konservatorëve, ashtu siç kërkohet nga politika e identiteti. Programi dhe gjithçka tjetër kalojnë në plan të dytë.

Çfarë duhet ditur për Kamala Harris

Para së gjithash, për dem profili i Kamala Harris është perfekt: ajo është gruaja e parë me ngjyrë që u zgjodh prokurore distriktuale në historinë e Kalifornisë, gruaja e parë që u bë prokurore e përgjithshme e Shtetit, senatorja e parë indiano-amerikane dhe tani, gruaja e parë afro-amerikane që zgjidhet si kandidate për zëvendëspresidente.

Siç risjell në kujtesë Politico (https://www.politico.eu/article/kamala-harris-what-you-need-to-know/), Kamala Devi Harris lindi në Oakland të Kalifornisë më 20 tetor 1964, më e madhja e dy fëmijëve të lindur nga Shyamala Gopalan, një shkencëtare indiane dhe Donald Harris, një ekonomist me prejardhje nga Xhamajka. Prindërit e saj u takuan në Berkeley teksa studionin dhe u bashkuan në një pasion të përbashkët, për lëvizjen e të drejtave civile, e cila ishte aktive në kampus.

Ajo e ka vizitoi Indinë si fëmijë dhe është ndikuar shumë nga gjyshi i saj, një zyrtar i lartë qeveritar që ka luftuar për pavarësinë e Indisë, dhe gjyshja e saj, një aktiviste që ka udhëtuar nëpër fshatra duke u mësuar grave të varfra për kontrollin e lindjeve.

Harris ndoqi shkollën e mesme dhe atë superiore në Montreal pasi nëna e saj filloi punë si mësuese në McGill University dhe një pozicion si studiuese në Jewish General Hospital. Pas liceut, Kamala Harris ndoqi Howard University, ku u diplomua në shkenca politike dhe ekonomi, duke u bashkuar me vëllazërinë Alpha Kappa Alpha.

Në 1994, Harris filloi të takohej me Willie Brown, kryebashkiakun e ardhshëm të San Franciskos, i cili e emëroi atë në California Unemployment Insurance Appeals Board dhe në Medical Assistance Commission, duke e bërë të fitonte rreth 80,000 dollarë në vit mbi pagën e saj të prokurores.

Sipas disa kritikëve, raporton Politico, si prokurore e Kalifornisë ajo ka bërë aq sa duhet kundër brutalitetit të policisë, veçanërisht pasi refuzoi të hetojë për goditjet nga policia të dy burrave me ngjyrë në vitet 2014 dhe 2015.

Gjithashtu, ajo nuk mbështeti një projekt-ligj të vitit 2015 në asamblenë shtetërore që kishte kërkuar nga prokurorja i përgjithshëm të caktonte një prokuror special të specializuar në përdorimin e forcës vdekjeprurëse nga policia.

Përgatiti për gazetatjeter.com, Dardan MITROVICA


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More