GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Karta Kissinger dhe e ardhmja e aleancës Kinë-Rusi

Mirëkuptimi kordial midis Rusisë dhe Kinës po gërryen gradualisht themelet e sistemit ndërkombëtar amerikano-qendrorist që u shpërfaq të nesërmen e rënies së Bashkimit Sovjetik. Fundi i momentit unipolar duket tashmë i afërt, edhe për shkak të rënies së eksperimentuar nga Shtetet e Bashkuara përsa i përket lidershipit në teknologjinë e lartë dhe inteligjencën artificiale, si dhe në dominancën ekonomiko-financiare në nivel planetar dhe në vijimin e boshti kino-rus në vitet ’20 të këtij shekulli (dhe përtej) nuk mund veçse të shërbente si katalizator për tranzicionin e dëshiruar drejt multipolaritetit.

Nuk ka sektor dhe/ose teatër gjeopolitik në të cilin Kina dhe Rusia të mos bashkëpunojnë me objektivat e përbashkëta të gërryerjes së mbizotërimit shumëdimensional dhe multikontinental të Shteteve të Bashkuara, duke përshpejtuar multipolarizimin e sistemit ndërkombëtar dhe mbushjen boshllëqeve duke shfrytëzuar komplimentaritetin për rindarjen e përgjegjësive, burimeve, njohurive dhe aftësive.

Nga Arktiku në Azinë Qendrore, përmes garës hapësinore, de-dollarizimi dhe Belt and Road Initiative, Moska dhe Pekini duket se kanë lënë mënjanë rivalitetet antike në emër të një interesi të lartë, në de-perëndimizimin e globit nëpërmjet aneksimit të hyrjes së historisë në një fazë post-liberale, por prapa shkëlqimit të vitrinës fshihen sfida, limite, pengesa dhe të panjohura që janë larg nga të papërfillshme dhe potencialisht të shfrytëzueshme nga Uashingtoni për të prishur mirëkuptimin kordial të shekullit 21.

Çfarë rrezikon Kina

Për Kinën, marrëdhëniet me Joe Biden janë krejt tjetër nga marrëdhënia me Donald Trump-in. Vërtetë: ky i fundit ishte një karakter i paparashikueshëm, shpesh sherraxhi dhe diplomatikisht shpërthyes. Megjithatë, manjati kishte një sens biznesi të natyrshëm në qëndrimin e tij që i mundësonte të bënte kompromis edhe me rivalët më të ashpër. Me Biden, situata është shumë e ndryshme. Presidenti demokrat është një mbrojtës i modus operandi tradicionale amerikane, domethënë e atij vizioni që nuk lejon devijime nga rruga kryesore. Demokracia, liria dhe të drejtat e njeriut janë tre busullat polare të nxjerra në shesh që orientojnë vendimet e Uashingtonit dhe kushdo që nuk i zotëron ato nuk është i denjë të bëjë pjesë në radhët e “të mirëve”.

Kina, e qeverisur nga Partia Komuniste Kineze, është rojtare e një sistemi vlerash sui generis si dhe bartëse e një eksperimenti politik diametralisht të kundërt me demokracitë liberale perëndimore, e konsideruar nga analistët amerikanë – me të drejtë ose jo – si kërcënimi më i rrezikshëm për të ardhmen e vendit. Në një kontekst të tillë, hapësira diplomatike kineze është e detyruar të bëjë llogaritë me kufizime të rëndësishe. Por kujdes, sepse shumëkombëshet amerikane – të cilat në tregun e pamatë kinez kanë gjetur një lloj Edeni – nuk kanë sigurisht ndërmend të mbeten pa një burim fitimesh të tilla të garantuara.

Midis presioneve dhe vijave të kuqe

Nga ky këndvështrim, pika e mundshme e dobët kineze karshi Shteteve të Bashkuara të Biden mund të përfaqësohet nga shpërthimi i ndonjë tensioni ushtarak. Ndër të tjera, Deti i Kinës Jugore është një fuçi baruti, midis ishujve të diskutueshëm dhe rivaliteteve të kryqëzuara; është çështja taivanese që rrezikon të shpërthejë në çdo moment; nyja Kore e Veriut është gjithmonë në pritje për t’u zgjidhur (dhe nuk shihet zgjidhje gati për përdorim në horizont); shkelja e pretenduar e të drejtave të njeriut në Xinjiang ka shkaktuar një mal me polemika; pastaj, mbetet gjithmonë për t’u patur parasysh rrezikshmëria e forcimit eventual ushtarak të Dragoit – siç e quajnë ekspertët amerikanë.

Në rast se ndonjë nga këto breaking point do të hidhej në erë, atëherë, në atë pikë, nuk do të ekzistonin më arsye ekonomike që të mund të vepronin si digë. Ndjesia është se shpejt, në vitet që do vijnë, Shtetet e Bashkuara do të rrisin presionin e tyre në skakierën aziatike, duke u përpjekur të infiltrohen në çështje të pazgjidhura për t’iu kundërpërgjigjur kësisoj rritjes kineze në rajon. Pekini do të duhet të mos bjerë pre e provokimeve dhe, në të njëjtën kohë, të mos kalojë vijat e kuqe shumë të rrezikshme. Është e qartë, pra, se çdo prishje hipotetike e marrëdhënieve kino-amerikane do të ketë patjetër pasoja edhe në marrëdhëniet kino-ruse. Kina ka mundësi, në fakt, të mbështetet te një aleat, jo i hekurt por të paktën të interesuar në mënyrë që ndikimi i Uashingtonit të mbahet nën fre nga një tjetër alternativë.

Ata që prisnin që Biden të sillte një shkrirje në marrëdhëniet e SHBA me Kinën ishin në rrugë të gabuar. Presidenti i ri amerikan, ndryshe nga këto pritshmëri, është përpjekur (dhe po përpiqet) në çdo mënyrë ta izolojë diplomatikisht Kinën. Në çfarë mënyre? Së pari duke marrë pas vetes Bashkimin Evropian, në mënyrë që të kufizojë përpjekjet kineze për ekspansion në Kontinentin e Vjetër. Pastaj krijimi i aleancave të forta  e të qëndrueshme në Indo-Paqësor, riforcimi i Kuadit, dhënie mbështetjeje dhe afërie me Indinë, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Australinë. A do të jetë e mjaftueshme një kafaz i tillë për të mbajtur larg Dragoin e shekullit 21?

Frika nga Rusia

Tre janë skenarët që frikësojnë dhe shqetësojnë më shumë Kremlinin – dhe dy të parët mund të shfrytëzohen nga administrata Biden – kur bëhet fjalë për të parashikuar të ardhmen e marrëdhënies aktuale të bashkëpunimit të avancuar, thuajse simbiotik me Zhongnanhai:

Involucioni i skeletit të boshtit të barazisë në një asimetri të pakthyeshme dhe tmerrësisht të anuar në favor të Kinës, që do ta shndërronte Rusinë në një partner në minorancë me autonomi të limituar, në rastin më të mirë, apo një satelit abulik, në rastin më të keq;

Kolonizimi joformal i Siberisë dhe Lindjes së Largët nga Kina me anë të imigracionit (arma demografike) dhe investimeve (arma ekonomike), që në rastin më të mirë do të rriste atraktivitetin dhe ndërlidhjen e Rusisë aziatike, duke zvogëluar madje edhe ngarkesat administrative për Kremlinin, por që në skenarin më të keq – dhe më të mundshëm – do të çonte në përhapjen e ndjenjave dhe lëvizjeve secesioniste, të nxitura (dhe të legjitimuara) nga ndryshimi i panoramës etnike, apo të rizgjimit të mosmarrëveshjeve të lashta territoriale, nga Amur në Vladivostok;

Fundi traumatik (dhe shpërthyes) i mirëkuptimit të përzemërt i shkaktuar nga një përdorim i kujdesshëm i kontradiktave dhe fobive nga ana e Shtetet e Bashkuara, apo më saktë një ringjallje e kartës Kissinger në shekullin e ri.

Frikërat e Rusisë janë mëse të justifikuara, siç dëshmohet nga arrestimi i qytetarëve të regjistruar nga Politbyroja për të vjedhur dokumente të mbuluara nga sekreti shtetëror, asimetria në rritje në një larmi sektorësh – si tregtia, armatimet, turizmi dhe investimet – dhe presioni i pamasë demografik i perceptuar përgjatë ekstremiteteve jugore të Siberisë – ku rreth gjashtë milion rusë kufizohen me mbi nëntëdhjetë milion kinezë -, e theksuar nga një histori e gjatë mosmarrëveshjesh të armatosura – e para në shekullin e 17-të dhe e fundit më 1969 – dhe një e tashmë jo më pak konfliktuale bazuar në ardhjet e paligjshme të popullsive, zjarrvënieve me dashje të terreneve të pamata dhe blerjet grabitqare të terreneve dhe aktiviteteteve.

Dhe, përveç çështjeve bilaterale, Rusia dhe Kina do të thirren, herët a vonë, të përballen me provën e historisë, pra për të vendosur mbi fatin e marrëveshjes së përzemërt në epokën post-Xi dhe post-Putin. Sepse nuk është e sigurt që qiramarrësit e ardhshëm të Kremlinit dhe Zhongnanhai do të kenë të njëjtat synime dhe të njëjtat vizione të presidentëve aktualë rusë dhe kinezë, atyre të cilëve u detyrohet transformimi i Traktatit të Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë të 2001 në trampolinën drejt partneritetit strategjik më inciziv të shekullit të ri. Për më tepër, fërkime mund të shfaqen edhe përsa i përket integrimit midis Bashkimit Ekonomik Euroaziatik dhe Rrugës së Re të Mëndafshit, bashkë-menaxhimit të Azisë Qendrore dhe dinamizmit kinez midis Arktikut, Ballkanit dhe zonës evropiane të hapësirës post-sovjetike.

Shtetet e Bashkuara, të angazhuara për të ruajtur sistemin e tyre hegjemonik dhe të kujdesshme për të kapur çdo shenjë fërkimi midis dy “miqve me detyrim”, më të lidhur nga nevoja të mundshme sesa nga dëshira të mirëfillta, janë dhe do të jenë atje, të gatshme për të shfrytëzuar çdo keqkuptim dhe antipati në shpresën për t’i kthyer ato në urrejtje falë kartës Kissinger dhe spektrit me gjelbërim të përjetshëm të Amur, vendlindja  e (pothuajse) çdo luftë midis Rusisë dhe Kinës që nga gjysma e dytë e Gjashtëqindës./ Përgatiti Dardan MITROVICA

Ju gjithashtu mund të pëlqeni