Katastrofa bërthamore është fare afër: profecia rrëqethëse e Baba Vanga, “Nostradamusit të Ballkanit”, për 2023

Baba Vanga, i njohur edhe si “Nostradamusi i Ballkanit”, ka qenë një nga figurat e shumta mistike dhe profetike që kanë hyrë në historinë e legjendave popullore. Reputacioni i tij vjen nga shumë parashikime tmerruese, disa prej të cilave janë realizuar me saktësi tronditëse. Profecia e saj për një bombë bërthamore që do të shpërthejë më 2023 me forcë të tmerrshme shkatërrimtare është ndër eventet më të frikshme.
Profecitë e Baba Vanga për 2023: çfarë ka parashikuar
Me aftësinë e supozuar për të parashikuar të ardhmen, Baba Vanga ka bërë shumë parashikime për vitin 2023. Në veçanti, mes tyre është një që ka të bëjë me shpërthimin e një bombe bërthamore, e cila do të shkaktonte vuajtje dhe shkatërrime.
Përveç kësaj profecie të tmerrshme, Baba Vanga ka parashikuar edhe fatkeqësi të tjera të afërta, përfshi këtu një stuhi diellore me përmasa katastrofike. Disa nga intuitat e saj të së kaluarës kanë rezultuar pabesueshmërisht tepër të sakta, ndaj dhe është vërtet kurioze dhe shqetësuese aftësia e saj për të “parë” ngjarjet e së ardhmes.
Cilat profeci të Baba Vanga janë realizuar deri më tani
Edhe pse Baba Vanga është kritikuar, disa nga “fuqitë” e saj të supozuara duket se kanë gjetur konkretizimin në realitet përgjatë viteve. Ndër ngjarjet më të habitshme dhe më të vërteta kanë qenë parashikimet e katastrofës së Çernobilit të vitit 1986, shembjes së Kullave Binjake më 11 shtator 2001 dhe fitorja e Barack Obamës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008.
Pavarësisht skepticizmit të madh mbi profecitë e saj të supozuara, është e pamohueshme se disa prej tyre kanë ndodhur në të vërtetë, duke nxitur shumë misterin rreth “Nostradamusit të Ballkanit”.
Të gjitha profecitë e Baba Vanga që nuk janë realizuar kurrë (deri më tani)
Sidoqoftë, është e rëndësishme të dihet se shumë nga profecitë që i atribuohen Baba Vanga nuk janë realizuar kurrë. Disa skeptikë mendojnë se mistikja ka qenë një analfabete e manipuluar nga disa persona që i kanë shfrytëzuar aftësitë e saj të supozuara parashikuese për përfitime personale.
Profecitë e Baba Vangës u përhapën gjerësisht nëpër blogje dhe faqe të ndryshme për t’u publikuar më pas edhe nëpër mediat zyrtare. Vetë ndjekësit e saj i deklaruan false dhe kanë ndryshuar me kalimin e kohës, sepse kundërshtonin njëra-tjetrën. Për shembull, një profeci e vitit 2008 parashikonte se Evropa do të shkatërrohej më 2016, por një profeci e mëvonshme e vitit 2016 parashikonte një pushtim nga terroristët islamikë.
Përgatiti për gazetatjeter.com, Darina DANI