Kate Middleton, në version lulishtare për fëmijët e sëmurë
Dukesha e Kembrixhit, me espadrilles dhe veshje plot lule, ka ndihmuar vullnetarët e East Anglia’s Children’s Hospices në krijimin e një kopshti sensorial për mysafirët e vegjël. Atje, ka dashur të mbillte vetë një lule në kujtim të Fraserit, 9 vjeç, i cili vdiq në fillim të vitit
Kur i vogël Fraser Delf, 9 vjeç, humbi luftën e tij kundër sëmundjes, duke vdekur në një nga qendrat e sponsorizuara nga East Anglia’s Children’s Hospices, Kate Middleton i premtoi familjes që të mbante të gjallë kujtesën e tij. Dhe, të nesërmen pas lockdown-it të emergjencës shëndetësore që e detyroi Anglinë të karantinohet, ajo e mbajti fjalën e dhënë.
Dukesha e Kembrixhit, me një fustan të lulëzuar dhe espadrilles të thjeshta ngjyrë akër, u paraqit në Spitalin Nook për të mbjellë, së bashku me familjet dhe vullnetarët një kopsht sensorial.
“Duke përdorur bimët e blera gjatë vizitës në Fakenham Garden Centre javën e kaluar, Dukeshka punoi së bashku me një vullnetar nga Each dhe një familje të tërë për të krijuar një kopsht që mund të sjellë gëzim për fëmijët dhe prindërit e tyre”, lexohet në profilin zyrtar të Kembrixhëve, ku tregohet se si Kate Middleton ka qenë një mbështetëse e organizatës që nga 2012.
“Kujdesi dhe mbështetja që u ofroni fëmijëve dhe familjeve të tyre në rrethanat më të vështira për t’u imagjinuar është diçka e jashtëzakonshme. Gjithashtu do të doja të shprehja mirënjohje për të gjitha ato familje që kujdesen për një fëmijë me një sëmundje të rrallë. Bëni një punë të jashtëzakonshme dhe unë e di se sa e vështirë mund të jetë, veçanërisht në situatën aktuale. Mendimet e mia janë me ju”, tha gruaja e Princit William, duke mbjellë vetë një luledielli në kujtim të Fraser Delf, një prej fëmijëve të shumtë të kujdesur nga Each, që, në zonën e Kembrixhshajer, të Eseksit, Norfolk dhe Sufolk, ndihmon në kujdesin e pacientëve të vegjël me sëmundje potencialisht terminale.