Katie Holmes dhe urimet e ëmbla për të bijën Suri: “Jam me fat që jam nëna jote”
Laura DANI – Aktorja i dedikon një urim të ëmbël vogëlushes së saj të vogël, të lindur në vitin 2006, kur ishte e martuar Tom Cruise: “Qoftë ky një vit special për ty”
Ekzaktësisht një vit më parë, e kishte shoqëruar për të festuar me miqtë e saj në një restorant të njohur italian në Soho, Sant Ambroeus. Sot, si pasojë e masave të lockdown për koronavirusit, Katie Holmes mjaftohet me mendim të ëmbël për vajzën e saj, Suri Cruise, e cila shuan 14 qirinj: “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, shkruan aktorja në kanalet e saj sociale. “Jam vërtet me fat që jam nëna jote”.
“Qoftë ky një vit special për ty”, shton ajo përkrah një fotografie ku shihen letra të varura. Dëshmi – mbase – e një feste shtëpiake: “Birthday Vibes”, komenton sërisht Katie, duke postuar një tjetër foto me vogëlushen në krah dhe me një kurorë me trëndafila. E vërteta është se falë saj Suri ka mundur t’i shpëtojë reflektorëve të Los Angeles dhe të bëjë një jetë sa më normale të ishte e mundur.
Në fakt, fëmijëria nuk ishte e lehtë, me paparacët gjithnjë të gatshëm ta gjurmoni në çdo hap, duke marrë parasysh famshmërinë e mamit Katie dhe babit Tom. Madje lindin edhe disa polemika, përfshi buzëkuqët, takat dhe helikopterët: sidoqoftë, në 2012, pas gjashtë vjet martesë, dy yjet u divorcuan dhe aktorja u zhvendos me vajzën e saj në Nju Jorkun më të qetë, duke i garantuar asaj privatësinë që duhej për t’u rritur.
“Nuk ka nevojë të ngutesh”, ka shkruar Katie kohë më parë duke postuar një tjetër imazh të ëmbël të së bijës dhe duke cituar Virginia Woolf. “Nuk ka nevojë të jesh askush tjetër, përveç vetvetes”. Nga ana tjetër, ka vite të tëra, që kur pyetet për vajzën, aktorja e Hollywood e etiketon atë si “gjëja më e rëndësishme”: një përparësi që, në këtë fazë të rëndësishme adoleshence, bëhet edhe më e rëndësishme.