Katy Perry, shtatzënia në kohën e covid dhe “depresioni që vjen valë-valë”

Laura DANI – Këngëtarja, duke pritur fëmijën e saj të parë me Orlando Bloom, ka ndarë një foto të re me barkun e fryrë. Duket më e qetë, pasi shqetësimeve që kanë të bëjnë me kororonavirusin: “Jeta është më e fortë”

Beteja kundër depresionit. Bardhësia e komunikimit. Një foto për të nënkuptuar se gjithçka, ose pothuajse, është kthyer në normalitet. Katy Perry të martën postoi një foto në Instagram, me një një fustan gati të tejdukshëm që i ‘mbulonte’ barkun. “Kur kemi rreshtur së besuari tek Magjia?”, ka shkruar ajo online, duke thënë se vetëm tre ditë i ndajnë fansat nga dalja i Daisies. Disku do të dalë në treg të premten më 15 maj dhe publiku beson se mund të përfaqësojë diçka tjetër: mrekullinë e miqësisë që ndodh, kur bashkohen dy këngëtarë që koha dukej e destinuar t’i largonte.

Sipas disa zërave Katy Perry do ta shpërndajë në internet, Daisies mund të jetë një featuring midis zonjës së ardhshme Bloom dhe ish mikes-armike Taylor Swift. Katy Perry, nga ana e saj, nuk i ka komentuar këto zëra, duke e mbajtur komunikimin me publikun e saj tek kryesorja. Këngëtarja, përmes Twitter, ka treguar vështirësitë e një të sotmeje të shoqëruar nga emergjenca e pandemisë.

“Ndonjëherë, nuk e di se çfarë është më keq, nëse përpiqem të shmang virusin apo të përballem me valët e depresionit që ky normalitet i ri sjell me vete”, ka shkruar ajo, duke pranuar, edhe një herë, se i duhet të merret me disa probleme shëndeti mendor.

Këngëtarja, të cilës fansat i kanë shprehur mbështetjen e tyre të plotë, duket se ka rifituar forcën. Në foton në Instagram me të cilën shoqëroi njoftimin për Daisies, ajo shfaqet rrezatues, eterik. Një nënë e lumtur e fëmijës që do të vijë, e jetës që do të vijë. Së bashku me shokun Orlando Bloom.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.