GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Kështu Australia i ka rezistuar luftës tregtare të Kinës

Kur flasim për luftë tregtare të vjen automatikisht të mendosh për Trade War të filluar nga Shtetet e Bashkuara të Donald Trump kundër Kinës. Megjithatë, prej më shumë se një viti, po zhvillohet një luftë tjetër tregtare, me përmasa më të vogla, por po aq e rëndësishme si nga pikëpamja ekonomike ashtu edhe nga ajo gjeopolitike. Po flasim për luftën e ashpër midis Kinës dhe Australisë. Ishulli, edhe pse ka miq influentë perëndimorë dhe është pjesë e Quad, duhet t’i bëjë llogaritë me një shpatë Damokleu jo aq të vogël. Dy të tretat e shkëmbimeve të saj tregrare zhvillohen me Azinë dhe vetëm Kina,  përbën 30% të eksporteve kombëtare.

Strategjia australiane është e shkëlqyer, duke parë që ekonomia e vendit – me përjashtim të ndalesës së shkaktuara nga Covid – është gjithnjë në rritje, që nga viti 1991. Por varësia e tepruar nga Pekini mund të krijojë shumë probleme në Canberra. Dhe është pikërisht kjo ajo që ka ndodhur së fundmi: qeveria kineze e ka “ndëshkuar” homologen e saj australiane duke ndaluar eksportimin e produkteve të ndryshme. Rezultati? Ky veprim ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike në Australi. E sikur të mos mjaftonte kjo, pretendojnë disa media ndërkombëtare, Dragoi do të vendoste tarifa ndëshkuese mbi mallrat australiane si hakmarrje. Objekti i mosmarrëveshjes: një hetim i pavarur mbi epideminë Covid-19 që nuk do të ishte veçanërisht i mirëpritur nga Pekini.

Reagimi australian

Australia e ndjeu në mënyrë të pashmangshme goditjen, edhe pse duhet pranuar që Canberra nuk është gjunjëzuar plotësisht. Përkundrazi, qeveria australiane reagoi ndaj konfrontimit duke shkaktuar një përshkallëzim të tensioneve tregtare me pothuajse të parën ekonomi në botë. Edhe pse Dragoi ka marrë masa agresive dhe ka pezulluar disa aktivitete tregtare në vend, pas një viti Australia jo vetëm që e ka limituar dëmin, por ka korrur madhe edhe fryte të papritura. Eksportet e saj në Kinë, në fakt, që nga fillimi i polemikave e nxehta, prillin e kaluar regjistruan një vlerë të shtuar prej 591 milionë dollarësh australianë, duke shënuar një + 4% inkurajues.

Duke zbritur në detaje, Pekini kishte vendosur tarifa deri në 80% për një numër produktesh strategjike, midis të cilëve qymyrit, elbit, mishit, karavidheve dhe verës. Situata u përkeqësua më tej pasi Australia preku çështje të ndjeshme si shkeljet e të drejtave të njeriut në Hong Kong, në Xinjiang dhe në Tibet. Në atë pikë Canberra ka parë të arsyeshme të kërkojë tregje alternative për të diversifikuar eksportet e saj, për të neutralizuar në mënyrë bojkotin kinez.

Hekuri, qymyri dhe elbi: autogoli i Kinës

Moral i historisë: në neto nga kufizimet e lartpërmendura tregtare, Kina u detyrua të blinte mineral hekuri dhe gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga Australia me çmime më të larta. E gjithë kjo bëri që shpenzimet e Kinës për importet australiane të ishin më të lartat e të gjitha kohërave. Dhe jo vetëm kaq: duhet përmendur edhe Belt and Road Initiative. Me sa duket kinezët do të kishin pezulluar një marrëveshje kyç në lidhje me projektin e infrastrukturës vigan pasi Australia, nga ana tjetër, hoqi dorë nga pjesëmarrja në Rrugën e Re të Mëndafshit.

Në pritje për të kuptuar se si (dhe nëse) do të zgjidhet çështja, është po aq e rëndësishme të theksohet se si Canberra i ka parë arkat e saj të mbushen për shkak të rritjes së kërkesës për hekur nga Kina, me çmimet e rritura në qiell. Tarifat për një ton mineral hekuri në fakt kanë arritur në 193.85 dollarë amerikanë, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 193 dollarësh amerikanë më 2011. Sa i përket qymyrit, edhe pse kinezët i kanë ulur importet australiane me 30%, Canberra arriti të mbijetojë duke i devijuar furnizimet e saj drejt tregjeve të tjera, veçanërisht në Indi, importuesi i dytë më i madh. Importet e Indisë panë një rritje stërmadhe prej 450%, duke arritur në 1.87 milion ton në dhjetor 2020 në bazë vjetore.

Nga ana tjetër, Kina përfundoi duke paguar dyfishin e sasisë së qymyrit rus me të njëjtën vlerë kalorike si ajo e nxjerrë në Australi. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, Pekini ka vendosur tarifa prej 80.5% mbi elbin. Edhe në këtë rast Australia filloi të eksploronte tregje të reja dhe i gjeti në Arabinë Saudite dhe Meksikë. Në përgjithësi, cilado qoftë ulja e eksporteve të elbit, verës, karavidheve, qymyrit dhe produkteve të tjera, blerjet e shtuara të mineralit të të hekurit dhe GNL-së me çmime më të larta kanë më shumë se kompensuar humbjet e Australisë nga sanksionet kineze./ Përgatiti Dardan MITROVICA

You might also like