GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Kështu Joe ka përgatitur ndeshjen ndaj Vladimir

Biden nuk ka dashur të lerë asgjë në dorë të fatit dhe ka zbritur në fushë një skuadër super ekspertësh për t’u kujdesur për çdo detaj të një takimi në të cilin nuk ka ndërmend ta ‘masakrojë’ Putinin

Një grup ekspertësh të Rusisë dhe të armatimeve, përfshirë ish-diplomatë, ekonomistë, gjeneralë, ekspertë të kibernetikës, këshilltarë, midis të cilëve ish anëtarë të stafit të Donald Trump. Nata para provimeve të Joe Biden, në vigjilje të takimit historik në Gjenevë me ‘armikun e madh’, Presidentin rus Vladimir Putin, mund të sjellë siguri të vjetra ose dyshime të reja. Afrimi i takimi kalon midis simulimeve, hartimit të dokumenteve, diagrameve, rishikimit të numrave, të dhënave, precedentëve historikë. Biden nuk dëshiron të lërë asgjë në dorë të fatit: ai ka zgjedhur një super team për të shmangur goditjet e papritura, mosmarrëveshjet gjatë një samiti në të cilin presidenti do të arrijë me një listë të gjatë ankesash, nga ndërhyrjet te presidencialet tek lufta kibernetike.

Ka ndodhur para tri vitesh bilaterali i fundit midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, në Helsinki, por klima ishte krejtësisht e ndryshme: atë kohë ishin dy ‘miq’, ndërsa tani takimi duket i destinuar të kthehet në prag të samiteve historike të luftës Ftohtë, duke qenë se dy personazhet nuk e kanë fshehur mungesën e empatisë reciproke. Pas muajsh të tërë duke portretizuar Putinin si armikun numër një dhe pasi e ka quajtur publikisht një “Thug – bandit”, presidenti i Shteteve të Bashkuara kërkon të dalë nga përballja nëse jo si fitues, të paktën jo humbës, edhe pse republikanët janë përpjekur ta vënë në vështirësi, duke theksuar se si ky samit i sajuar as gjashtë muaj pas fillimit të mandatit të ri presidencial amerikan, shënon tashmë një pikë në favor të Moskës. Putini e arkëton asistin e trumpianëve teksa, me të ashtuquajturin reagimin e tij të ftohtë si një ish-kolonel i vërtetë i KGB, iu është përgjigjur me helm fyerjeve, duke e etiketuar me dinakëri Biden një “politikan i një kohe të gjatë”, në kontrast me “talentin individual” të Trump.

Dy ish-ambasadorë në Moskë midis ‘simuluesve’ të Putinit

Në Shtetet e Bashkuara, dominimi i takimit është kthyer gati si në një mani, deri në pikën sa të mësojnë “debate”, artin e debatit, që në shkollën fillore. Lëre më nëse në lojë janë fatet e botës. Të hënën në Bruksel, raportojnë mediat amerikane, si në një film të Spielberg, Biden dhe stafi i tij kanë filluar simulimet e takimit të planifikuar për të mërkurën në Gjenevë, i cili duhet të zgjasë katër orë. “Putini është brilant – pati komentuar presidenti amerikan – dhe një kundërshtar i vlefshëm”.

Nga respekti për të drejtave të njeriut te sulmet e hakerëve, nga situata në Afganistan në Iran, çdo këshilltar ka pasur rolin e “personifikimit” të Putinit, duke u përpjekur në parakohë se çfarë do të thotë presidenti rus në samit. Midis ‘aktorëve’ të pranishëm ishin edhe dy ish-ambasadorë në Rusi nën Barak Obamën, Michael McFaul dhe John Tefft, ish-zëvendës sekretari i NATO-s Rose Gottemoeller dhe Fiona Hill, ish-këshilltarja e Trump për Rusinë dhe Evropën, që mori pjesë në samitin e Helsinkit. Përvoja e saj mund të jetë e dobishme edhe sepse e njeh atmosferën e atij ringu dhe e di se si Putini mund të transformohen në Ivan Drago të ‘Rocky’: në një intervistë me BBC të para katër muajve, Hill pati treguar se si në Helsink kishte menduar madje edhe të “simulonte një emergjencë mjekësore” në mënyrë që t’i jepej fund “takimit katastrofik” midis Trump dhe liderit rus.

Nuk do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp, vendim i marrë nga amerikanët pavarësisht insistimit të Moskës, që nëpërmjet atij hapi kërkonte një njohje globale. Media amerikane mbetet skeptike në lidhje me rezultatin e samitit. Askush nuk pret rezultate të shkëlqyera. Vetë Biden, i cili deri më tani i ka mbajtur të gjitha kartat e tij të mbuluara, reporterëve amerikanë të cilët pyesnin se çfarë duhej të prisnin mbi temën ‘hacker’, iu përgjigj me një pyetje: “Në këtë pikë, kush e di?”. Fraza në kontrast me tonet luftarake të deklaratave të fundit, dhe që ka përfunduar me ngrirjen e entuziazmit. Mund të jetë parataktikë. Midis një mëngjesi running dhe testeve të fundit me stafin e tij, mund t’ia mbërrijë intuita e duhur, për të kaluar provimet, nëse jo me nota të shkëlqyera, të paktën me mjaftueshëm të fortë./ Përgatiti Dardan MITROVICA


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More