Këto rituale mëngjesore që do të të ndryshojnë jetën
Këto rituale mëngjesore që të ndryshojnë jetën tuaj quhen “Magjia mëngjesore” nga life coach në mbarë botën. Me thjesht përmendjen e këtyre termave, kuptojmë menjëherë vlerën e kësaj rutine të shëndetshme që duhet adoptuar çdo mëngjes.
Nëse nuk keni pasur ende një shans për t’u praktikuar, tani është koha për t’ia nisur. Në fakt, këto rutina të shëndetshme mëngjesore do t’ju sjellin shumë dobi pasi rindërtojnë duke e rifreskuar çdo trurin dhe trupin për t’ju mundësuar të keni një ditë produktive dhe të kënaqshme.

1. Merr 5 minuta para se të ngrihesh nga për të falënderuar jetën
Nuk duhet të hidheni menjëherë nga shtrati sapo zgjoheni. Të zgjohesh me ëmbëlsi, por sigurisht herët (midis 4 dhe 5 të mëngjesit) do t’ju mundësojë ta filloni ditën me kënaqësi. Por, nuk bëhet fjalë për t’u ngritur menjëherë; hapni sytë dhe fiksoni tavanin për rreth minutë. Për t’u ulur më pas buzë të shtratit për rreth 4-5 minuta, përpara se të ngriheni përfundimisht. Gjatë këtyre 5 minutave, falëndero jetën duke renditur të gjitha gjërat për të cilat jeni mirënjohës (uji, ajri, dielli, shtrati, puna, familja, etj.). Mirënjohja do t’ju lejojë të ndjeni një gjendje të paqeje dhe sigurie të qëndrueshme.
2. Medito për 10-15 minuta
Tani që jeni ngritur nga shtrati, pini nga 0,5 deri në 1 litër ujë në temperaturë dhome që organet tuaja të përftojnë gjallërinë e duhur. Më pas, medito ose meditoni në një cep të qetë dhe paqësor të shtëpisë. Mund edhe të përgatisësh një kënd të veçantë për këtë ritual të vogël. Meditimi çdo mëngjes është një mënyrë e mirë për t’u rilidhur me veten tuaj të brendshme dhe për të larguar frikën dhe dyshimet.
3. Përgatituni për një shëtitje 30 minuta
Pas fazës së meditimit, duhet të bëni disa ushtrime. Mund të bëni jogging, të ecni me biçikletë apo të bëni ndonjë ushtrim fitnesi, por mund të bëni edhe një shëtitje 30-minutëshe. Është edhe mënyra më e thjeshtë dhe më efektive për të bërë ushtrime në mëngjes. Pra, lëvizja në pikë të mëngjesit do ta shtojë dopaminën dhe serotoninën tuaj (hormoni i lumturisë).

4. Dush, mëngjes dhe lexim
Pas shëtitjes, bëni një dush të ngrohtë. Përgatisni një mëngjes të mirë e të plotë. Merrni kohë për ta shijuar vaktin tuaj të parë ditor dhe, së fundi, bëni 20-30 minuta lexim. Leximi është një mënyrë e mirë për t’u qetësuar nga flukset e panevojshme të mendimeve. Është poashtu një mënyrë për t’u mbushur me frymëzim.
Përgatisni ditën duke bërë një listë të plotë
Pasi t’i keni bërë të gjitha këto, ajo që duhet të bëni është të listoni aktivitetet që duhet të bëni gjatë ditës. Vendosni aktivitetet më të vështira në krye të listës për të lehtësuar fundditën tuaj. Varet nga ju që ta provoni!
Përgatitur nga gazetatjeter.com