GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Kissinger parashikoi gjithçka: ja profecia e 8 viteve më parë

Një profeci e shkruar nga Henry Kissinger tetë vjet më parë që parashikonte luftën midis Rusisë dhe Ukrainës ka ndezur rrjetet sociale

Janë rikthyer në trend gjatë këtyre ditëve të fundit profecitë e Henry Kissinger që kanë të bëjnë me Ukrainën: tetë vjet më parë, në mars 2014, ish-sekretari amerikan i shtetit shkroi një artikull me titull “Për të zgjidhur krizën në Ukrainë, fillohet nga fundi”. Në artikullin e tij Kissinger komentonte efektet e revolucionit Euromaidan pasi presidenti Yanukovyc kishte refuzuar të nënshkruante marrëveshjen e asocimit me BE-në për të nënshkruar një me Rusinë.

Henry Kissinger, katër pikat e profecisë së tij

Në përmbledhje, janë tre pika kyçe në profecinë e Henry Kissinger:

  1. Ukraina të bashkohet me Evropën
  2. Ukraina nuk duhet të hyjë në NATO
  3. Ukraina është “finlandizuar”.

Çfarë është “finlandizimi” sipas Kissinger

Finlandizimi i Ukrainës shpjegohet kështu nga Kissinger: “Liderat e mençur ukrainas duhet të zgjedhin një politikë pajtimi midis pjesëve të ndryshme të vendit të tyre. Në nivel ndërkombëtar, ata duhet të ndjekin një pozicion të krahasueshëm me atë të Finlandës”.

“Ai komb nuk lë asnjë dyshim për pavarësinë e tij krenare dhe bashkëpunon me Perëndimin në shumicën e fushave, por shmang me kujdes armiqësinë institucionale ndaj Rusisë,” pati thënë Kissinger.

Profecia mbi luftën mes Rusisë dhe Ukrainës: çfarë kishte parashikuar Kissinger

Në analizën e tij “profetike”, Kissinger theksonte se Ukraina “nuk duhet të jetë llogorja e njërës palë kundër tjetrës, por të funksionojë si një urë lidhëse midis tyre”.

Ndërsa Rusia, “duhet të kuptojë se përpjekja për ta detyruar Ukrainën në një status satelit do ta dënonte Moskën të përsëriste historinë e saj ciklike të presionit të ndërsjellë me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara”.

“Perëndimi duhet të kuptojë se, për Rusinë, Ukraina nuk mund të jetë kurrë thjesht një vend i huaj, ajo ka një histori komplekse dhe një përbërje poliglote – shpjegonte Kissinger -. Perëndimi është në një pjesë të madhe katolike; Lindja, në një pjesë të madhe ortodokse, ruse. Perëndimi flet ukrainisht; lindja flet mbi të gjitha rusisht”.

“Rusia – parashikonte më në fund Kissingeri – nuk do të ishte në gjendje të impononte një zgjidhje ushtarake pa u izoluar dhe për Perëndimin, demonizimi i Vladimir Putin nuk është një politikë; është një alibi për mungesën e një politike”./ Përgatiti Dardan MITROVICA

Ju gjithashtu mund të pëlqeni