Kjo është auto më e rrezikshme në botë

TVR Cerbera Speed ​​12, një auto që vetë prodhuesi e tërhoqi nga tregu, duke kuptuar se mund të ishte shumë e rrezikshme

U nxorr në ankand e vetmja TVR Cerbera Speed ​​12 për përdorim rrugor e shitur ndonjëherë. Një model vërtet i jashtëzakonshëm dhe unik, bëhet fjalë për një nga autot më të çmendura të prodhuara ndonjëherë, të cilën vetë prodhuesi e hoqi menjëherë nga prodhimi pasi shiti ekzemplarin e parë, sepse kuptoi se do të ishte një model shumë brutal dhe i rrezikshëm në rrugë.

Çmimi në ankand

TVR është kompania britanike që në vitet Nëntëdhjetë u bë e famshme për krijimin e makinave sportive ekstreme, për maniakë të vërtetë të shpejtësisë dhe fuqisë. Por kur në fund të viteve Nëntëdhjetë krijoi Cerbera Speed ​​12, edhe vetë prodhuesi e kuptoi se kishte shkuar shumë larg, edhe për standardet e tij. Ishte një auto vërtetë shumë e rrezikshme aso kohe për t’u vozitur nga çdo qenie njerëzore. Dhe tani ajo auto ka një pronar të ri: u shit nga Silverstone Auctions për 601,500 stërlina

Supercar e cilësuar si e çmendur nga vetë prodhuesi

Në botën e çmendur të hypercar që shohim sot, me prodhuesit që vazhdojnë të realizojnë makinat më të shpejta që bota ka parë ndonjëherë, TVR Cerbera Speed ​​12 do të përshtatej në mënyrë perfekte. Por 20 vjet më parë, ideja e një makine rrugore me peshë 1100 kg e me gati 900 CV kishte frikësuar edhe vetë prodhuesin e saj, aq sa – menjëherë sapo u shit modeli i parë – ai vendosi të mos vazhdojë më, duke kthyer edhe shumat e parapaguara nga blerësit e ardhshëm.

Motori monstruoz përbëhej nga dy gjashtëcilindroshë të drejtë, të bashkuar në një, duke nxjerrë një fuqi prej 480 Kuaj Fuqi në secilën anë, pra për një total prej 960 kuajfuqi, edhe pse shifra zyrtare e deklaruar nga TVR ishte 800 kuaj fuqi për përdorim në rrugë. Në fund të 1999, TVR vendosi të krijojë një version rrugor, modeli përfundimtar Cerbera Speed ​​12 ishte gati më 2000. Depozitat për auton e re rrugore filluan të grumbulloheshin dhe në treg u hodh edhe makina e re e garave, që fitoi shumë gara nga 2000 deri në 2002.

Papritmas, e ardhmja e autos rrugore pësoi një fund të papritur kur Bosi, Peter Wheeler, e përdori vetë për të shkuar në shtëpi një nga prototipet e përfunduara, e duke kuptuar kështu se ishte vërtetë shumë e fuqishëm dhe shumë e egër për në rrugë. E kështu, planet e prodhimit u arkivuar, paratë e parapaguara u rikthyen tek të zotët dhe prototipet e mbetura u çmontuan për pjesë këmbimi për mirëmbajtjen e makinave të garave. Përveç njërës. Makina u shit më 2010 tek një i apasionuar i vërtetë i TVR, i cili tani vendosi ta nxjerrë në ankand dhe t’ia besojë Silverstone Auctions, që u kujdes për gjithçka.

Veturës speciale i janë shtuar disa pjesë, pronari i vjetër ka deklaruar se blerësi i ri do të ishte i mirëpritur nëse do të donte që të mbante kontakte me të dhe Brian Hosfield pasi njohuritë, përvoja dhe ekspertiza e tyre inxhinierike për këtë makinë shumë të rrezikshme mund të ishin të paçmueshme.

Silverstone Auctions u tregua shumë krenare që ofronte për shitje një model të tillë të veçantë, një auto vërtet të veçantë – e konsideruar në atë kohë më e rrezikshmja në botë – e një epoke të shkëlqimit automobilistik të pakrahasueshëm. Për çdo koleksionist serioz, të apasionuar apo pilot, ishte vërtet një mundësi e jashtëzakonshme, legjendarja TVR Cerbera Speed ​​12, e konsideruar si makina më e rrezikshme në botë, është e çmuar në çdo vend.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.